Grykë e Carralevës, 17 gusht
Rreth orës 09:20 minuta, në Grykë të Carralevës ka ndodhur një aksident i rëndë automobilistik i cili për pasojë ka lënë të vdekur një shtetas të Maqedonisë ndërsa janë lënduar rëndë e lehtë tetë persona tjerë. Sipas hetuesve të Trafikut Rajonal nga Prizreni, ku ishte i pranishëm edhe prokurori i shtetit, thuhet se një veturë me targa maqedonase e cila lëvizte nga Suhareka në drejtim të Shtimes, para se të arrinte te Kroi i Carralevës e humbë kontrollin ndaj automjetet për shkak se rruga ishte e lagur nga shiu dhe kalon në krahun e kundërt me ç’rast goditet nga vetura që vinte nga krahu i kundërt e më pas edhe nga vetura e tretë. Të lënduarve u është dhënë ndihme mjekësore në Shtëpinë e Shëndetit në Shtime e më pas të njëjtit janë dërguar në QKUK në Prishtinë. Një shofer është ndalur në masën e arrestit policor.