Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Aksident fatal

 Kosavë-Dragash, 18 mars -Rreth orës 20:00, në dalje të fshatit Kosavë, te vendi i quajtur “Dërven” është aksidentuar për vdekje një këmbësor i vitlindjes 1976. Sipas raporteve hetimore nga vendi i ngjarjes thuhet se shoferi i automjetit Golf II nuk kishte qenë i kujdesshëm gjatë ngasjes me ç’rast, me pjesën frontale të veturës e ka përplasur këmbësorin të cilin e ka bartur mbi veturë rreth 32 metra e më pas bie në tokë dhe zvarritet edhe për rreth 9 metra tjera. Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen në vendin e ngjarjes ndërsa komandanti i trafikut rajonal së bashku me hetues për hetimin e aksidenteve kanë kryer procedurat hetimore në prani të prokurorit të shtetit. Trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për autopsi ndërsa shoferi i automjetit është arrestuar. Po ashtu në këtë aksident ka pësuar lëndime trupore edhe një femër e cila ndodhej në automjet e cila pas ndihmës mjekësore është kthyer në shtëpi.

Statstikat e përgjithshme: 2025-01-14
0
Aksidentet Fatale
20
Aksidentet Me te Lenduar
25
Aksidentet Pa te Lenduar
1564
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
13
Ne Mbajtje