Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Departamenti i burimeve njerëzore

Departamenti i burimeve njerëzore

Kolonel Taibe Canolli Brajshori
Drejtor i Departamentit për burime njerëzore

Departamenti i Burimeve Njerëzore (DBNJ) është një nga pesë departamentet e Policisë së Kosovës. DBNJ është përgjegjës për: Siguron implementimin e politikave që kanë të bëjnë me personelin dhe trajnimin; Ofron efikasitet dhe efektivitet në menaxhimin e burimeve njerëzore në kuadër të Policisë së Kosovës; Ofron implementimin e politikave jo diskriminuese për personelin policor në kuadër të Policisë, duke përfshirë edhe përfaqësimin e paanshëm gjinor, në të gjitha fushat, nivelet dhe për të siguruar që struktura e personelit të reflektojë karakterin multietnik të Kosovës; Të sigurojë që rekrutimi i personelit në Policinë e Kosovës të jetë i bazuar në kualifikimet profesionale, në kompetencat dhe meritat dhe për ta zhvilluar atë në konkurrencë të drejtë dhe transparente; Ofron një sistem efikas për menaxhimin dhe zhvillimin e karrierës në gjithë personelin policor.

 

DBNJ përmes edukimit dhe trajnimit synon të ndërtojë një sistem të qëndrueshëm i cili përputhet me nevojat dhe kërkesat e shfrytëzuesve të shërbimeve. Sigurimi se çdo gjë që bëjmë për parime, vlera dhe zhvillim janë në shërbim të komunitetit.

 

Në kuadër të DBNJ-së janë: Divizioni i Personelit dhe Administratës, Divizioni i Trajnimeve dhe Komisioni për Përdorimin e Forcës. Secili Divizion është i ndarë në një numër të drejtorive dhe ofron funksione administrative dhe koordinimi për aktivitetet përkatëse të drejtorive. Drejtoritë ndahen më tej në sektore dhe njësi administrative në përputhje me shërbimet që ato ofrojnë.

 

Divizioni i Personelit dhe Administratës

Divizioni për Personel dhe Administratë është përgjegjës për zhvillimin dhe implementimin e strukturës organizative në tërë PK-në; Implementimi i ligjeve, udhëzimeve administrative, rregulloreve, parimeve dhe PSO-ve në lëmin e administratës për të mundësuar shërbim profesional; Identifikimi dhe plotësimi i nevojave me personel dhe staf të graduar; Organizimi i procesit të rekrutimit dhe seleksionimit në PK; Monitorimi i realizimit të programeve të trajnimit për policë të rinj dhe zyrtar policorë të graduar; Identifikimi i nevojave për rekrutim të personelit policor (zyrtar policor dhe stafit civil); Identifikimi i nevojave të promovimit në gradë; Krijimi i politikave për mbështetje të të punësuarve të PK-së, në aspektin shëndetësor dhe psikologjik; Mbikëqyrja dhe kontrollimi i bazës së të dhënave në kuadër të divizionit; Përkujdeset për mirëqenien e të gjithë të punësuarve në kuadër të PK-së.

 

Në kuadër të Divizionit për Personel dhe Administratë janë Drejtoritë:  

  1. Drejtoria e Personelit;
  2. Drejtoria për Zhvillim të Performancës dhe Karrierës;
  3. Drejtoria për Shërbime të Brendshme dhe
  4. Drejtoria për Shërbime Shëndetësore.

 

Drejtoria e Personelit

Drejtoria e Personelit është përgjegjëse për: Zbatimin e ligjeve të aplikueshme, udhëzimeve administrative, rregulloreve, që kanë të bëjnë me menaxhimin e Personelit dhe të kujdeset se ato zbatohen në praktikë me përpikëri; Identifikimin e nevojave për personel policor si dhe pozitave të lira të punës në PK; Planifikimin dhe mbikëqyrjen e procesit të Rekrutimit dhe Seleksionimit në PK për t’u siguruar përzgjedhja e personelit sipas pozitës dhe gradës si dhe plotësimi i Strukturës Organizative të PK-së.

 

Drejtoria e Shërbimeve të Brendshme

Drejtoria e Shërbimeve të Brendshme është përgjegjëse për: Proceset e punës jashtë detyrës zyrtare dhe punës dytësore; Hartimin dhe menaxhimin e kontratave për punë dytësore; Përkthimin e dokumenteve zyrtare brenda organizatës policore; Krijimin dhe zhvillimin dhe menaxhimin e arkivit qendror të Policisë se Kosovës.

 

Drejtoria për Zhvillim të Performancës dhe Karrierës

Drejtoria për Zhvillim të Performancës dhe Karrierës është përgjegjëse për: Administrimin e procesit të gradimeve; Përgatit materialin testues për të gjitha fazat e testimit për të gjitha gradat; Ofrimin e ndihmës administrative dhe logjistike dhe shërben si sekretari për komisionin e gradimit gjatë gjithë proceseve të gradimit; Monitoron, administron dhe analizon procesin e vlerësimit të performancës për të gjitha kategoritë e vlerësimeve të punës; Mbikëqyr dhe monitoron implementimin e programit të trajnimit fushor për policë të rinj; Monitoron fazat për zbatimin e programit për punën provuese për të gjithë zyrtarët e graduar.

 

Drejtoria e Shërbimeve Shëndetësore

Drejtorie e Shërbimeve Shëndetësore është përgjegjëse për: Organizon ekzaminime mjekësore në koordinim me kompaninë e kontraktuar që ofron shërbime shëndetësore për punonjësit e Policisë; Promovimin dhe vetëdijesimin për jetë të shëndetshme, këshillim dhe përkrahje psikologjike; Edukimi shëndetësor përmes ligjëratave, fushatave të ndryshme si dhe fletushkave informative; Bashkëpunon me institucione tjera si: Ministrinë e Shëndetësisë, Institutin Kombëtar për Shëndet Publik, Qendrën e transfuzionit të gjakut, Qendrat Emergjente gjithmonë në funksion të ofrimit të shërbimeve shëndetësore për punonjësit e Policisë së Kosovës.

 

 

Divizioni i Trajnimeve

 

Divizioni i Trajnimeve është përgjegjës për krijimin e kuadrove përmes: Programeve trajnuese kualitative të dedikuara për personelin policor; Përmirësimi i vazhdueshëm i kurrikulave për programet e trajnimit sipas nevojave operacionale dhe trajnuese; Ngritjen e cilësisë duke përdorur metoda bashkëkohore për mësim dhe zhvillim; Sigurimin e cilësisë së punës për një performancës më të mirë dhe përmirësim të vazhdueshëm.

Filozofia e trajnimeve bazohet në parimet se të gjitha përgatitjet që janë të nevojshme për kryerje të detyrave policore mund të arrihen përmes trajnimit të vazhdueshëm gjatë gjithë karrierës, përdorimit të metodave bashkëkohore të mësimdhënies, mësimnxënies si dhe forcimit të bashkëpunimit, me institucionet vendore dhe ndërkombëtare që kanë për qëllim ngritjen profesionale të personelit policor. Kjo qasje është në pajtim me modelin demokratik të kryerjes së punëve policore, bazuar në praktikat më të mira të BE-së në fushën e trajnimeve. Të gjitha trajnimet që ofrohen duke filluar nga ato bazike, të avancuara, të specializuara dhe të lidershipit mbështeten në filozofinë e njëjtë të aftësimit profesional. Prioritet i trajnimeve është ngritja dhe profesionalizimi i kapaciteteve trajnuese, krijimi dhe plotësimi i programeve mësimore, përdorimi i metodave bashkëkohore të mësimdhënies, mësimnxënies, si dhe forcimi i bashkëpunimit me institucionet homologe dhe organizatat tjera.

Në kuadër të Divizionit të Trajnimeve janë Drejtoritë:

 

Drejtoria për Mbështetje të Trajnimeve është përgjegjëse për administrimin e trajnimeve, zhvillimin, modifikimin dhe krijimin e programeve të reja të trajnimit, vlerësimin e trajnimeve dhe hulumtimin e nevojave.

 

Drejtoria për Trajnime Mandatore është përgjegjëse për mbajtjen, organizimin dhe administrimin e trajnimeve mandatore.

 

Drejtoria për Trajnime të Specializuara dhe të Avancuara është përgjegjëse për mbajtjen, organizimin dhe administrimin e trajnimeve të specializuara si dhe koordinimin e trajnimeve me organizatat e tjera.

 

Divizioni i Trajnimeve ka të ndërtuar sistem të qëndrueshëm të trajnimit dhe edukimit i cili përputhet me nevojat dhe kërkesat e organizatës. Në baza vjetore Divizioni i trajnimeve i ka të përgatitura rreth 90 lloje të programeve të trajnimit, të cilat i realizon në bazë të nevojave të PK-së. Përveç trajnimit të pjesëtarëve të Policisë, Divizioni i Trajnimeve ka ndihmuar dhe ndihmon në mënyrë aktive në aftësimin dhe trajnimin e pjesëtarëve të agjencioneve të ndryshme që ofrojnë siguri publike në Kosovë.

 

 

Komisioni për shqyrtimin e përdorimit të forcës

 

Komisioni për shqyrtimin e përdorimit të forcës është përgjegjëse për menaxhimin dhe administrimin e rasteve të përdorimit të forcës fizike nga zyrtarët policorë. 

Biografia

Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Republikës së Kosovës

Z. Gazmend HOXHA

https://www.facebook.com/KosovoPolice
Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje