Agron Nezaj
Drejtor i Departamentit për Hetime
Misioni
Misioni i Departamentit të Hetimeve është parandalimi i kriminalitetit, zbulimi dhe hetimi i kryerësve të veprave penale, me anë të mbledhjes dhe paraqitjes së fakteve, dëshmive dhe provave, që dëshmojnë fajësinë ose pafajësinë e personave të dyshuar për vepra penale, si dhe vënia e kryerësve të veprave penale para drejtësisë.
Gjithashtu si misioni i Departamentit të Hetimeve është krijimi i një mjedisi të sigurt për komunitetin, duke bashkërenduar aktivitetet me institucionet, organizatat relevante të zbatimit të ligjit, si dhe me qytetaret në veçanti.
Gjithashtu si mision i Departamentit të Hetimeve është rritja e zbulimit të veprave penale nëpërmjet ngritjes profesionale, modernizimit, bashkëpunimit dhe angazhimit intensiv, në radhë të parë me komunitetin dhe me partneret e tjerë.
Objektivat
Departamenti i Hetimeve si objektiv parësorë ka zbatimin e ligjit në mënyrë profesionale, efektive dhe efikase, si dhe ngritjen e kapaciteteve në luftimin e krimit, e posaçërisht në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Fenomenet kriminale me kompleksitet shoqëror siç janë: Krimi i organizuar, korrupsioni, krimet e rënda, ekstremizmi i dhunshëm dhe terrorizmi, kërkojnë qasje multi-disiplinore për parandalimin, zbulimin dhe kapjen e kryerësve të këtyre veprave penale, prandaj edhe qasja e Departamentit të Hetimeve është multidisiplonore.
Departamenti i Hetimeve iu kushton fokus të veçantë fuqizimit të kapaciteteve përmes trajnimit të zyrtarëve policorë, avancimin e pajisjeve dhe ngritjen e bashkëpunimit ndërmjet autoriteteve vendore të agjencive të zbatimit të ligjit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar për shkëmbimin e informatave, bashkimin e lëndëve penale, konfiskimin e aseteve të fituara përmes veprave penale, arrestimin e personave te dyshuar, shkatërrimin e grupeve kriminale si dhe ofrimin e provave organeve të drejtësisë.
Ndërsa, sa i përket parandalimit dhe zvogëlimit të rrezikut nga radikalizmi i dhunshëm, Departamenti i Hetimeve iu kushton vëmendje të veçantë vetëdijesimit, identifikimit të hershëm, shenjëzimit dhe trajtimit të personave dhe grupeve kriminale.
Parandalimi dhe luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit, krimeve të rënda si dhe terrorizmit përfshin një sërë objektivash specifike, si në vijim:
Baza Ligjore
Departamenti i Hetimeve me qëllim të zbatimit të detyrave dhe përgjegjësive mbështetet edhe në bazën e gjerë legjislative, por nuk kufizohet vetëm në:
– Kushtetuta e Republikës së Kosovës
– Kodi Penal i Kosovës;
– Kodi i Procedurës Penale të Kosovës
-Ligji për Policinë
– Kodi i Drejtësisë për të Mitur
– Ligji për Përgjimin e Telekomunikimeve
– Ligji për Klasifikim të Informatave dhe Verifikimin e Besueshmërisë
– Ligji për Mbrojtjen e të Dhënave Personale
– Ligji për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale
– Ligji për Parandalimin e Shpëlarjes së Parave dhe Financimit të Terrorizmit
– Ligji për Inspektoratin Policor të Kosovës
– Ligji për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar në Çështjet Penale
– Ligji për Marrëveshjet Ndërkombëtare
– Ligji për Parandalimin dhe Luftimin e Krimit Kibernetikë
– Ligji për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar
Departamenti i Hetimeve mbështetet poashtu edhe në Konventat dhe Aktet Ndërkombëtare të zbatueshme drejtpërdrejt në Republikën e Kosovës, që ndikojnë në fushën e zbatimit të ligjit:
– Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut;
– Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut dhe Protokollet saj dhe
– Konventa Kundër Torturës dhe Trajtimeve e Ndëshkimeve të tjera Mizore, Jonjerëzore dhe Poshtëruese.
Departamenti i Hetimeve punët dhe aktivitetet e saj i kryen duke u mbështetur edhe në disa Udhëzime Administrative si:
Bazë e funksionimit në fushën e ekzaminimeve/ ekspertizave janë edhe:
Divizionet, Drejtoritë, Sektorët dhe Njësitë në kuadër të Departamentit të Hetimeve, punët dhe aktivitetet i kryen duke u mbështetur në Procedurat Standarde të Operimit të cilat janë gjithsej 22 sosh.
Këto Procedura Standarde të Operimit kanë të bëjnë me fushveprimtarinë e secilës drejtori, njësi, sektori etj.
Parimet (Politikat) në kuadër të Doracakut të PK-së në fushën e Hetimeve janë:
Marrëveshjet Ndërkombëtare
Për kryerjen e punëve në parandalimin dhe luftimin e krimit, e posaçërisht të krimit të organizuar, përveç akteve ligjore, Policia e Kosovës, konkretisht Departamenti i hetimeve mbështetet edhe në marrëveshjet bilaterale/ndërkombëtare, të cilat janë të lidhur në fusha të ndryshme, ndër to janë:
Marrëveshjet e lidhura mundësojnë bashkëpunimin me keto shtete: Austri, Bullgari, Britani e Madhe, Francë, Finlandë, Gjermani, Hungari, Kroaci, Lituani, Maqedoni, Mali i Zi, Suedi, Slloveni, Shqipëri, SHBA, Turqi dhe Zvicërr.
DOKUMENTET STRATEGJIKE
Republika e Kosovës ka hartuar shumë dokumente strategjike për fusha të ndryshme, ku Departamenti i Hetimeve është njëri nga akterët kryesorë në zbatimin e këtyre dokumenteve si:
-Plani Zhvillimor Strategjik 2016-2020
-Plani Vjetor i Punës së Policisë së Kosovës për vitin 2016
-Plani Vjetor i Departamentit të Hetimeve
– Strategjia Nacionale dhe Plani i Veprimit kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore 2015-2019
– Strategjia Kombëtare dhe Plani i Veprimit kundër Krimit të Organizuar 2012-2017
– Strategjia Kombëtare dhe Plani i Veprimit kundër Drogave 2012-2017
– Strategjia Kombëtare dhe Planin e Veprimit kundër Terrorizmit 2012-2017
– Strategjia Nacionale kundër Korrupsionit 2013-2017
– Strategjia Kombëtare e Republikës së Kosovës për Parandalimin e Krimit 2013-2017
– Strategjia Kombëtare e Republikës së Kosovës për Parandalimin dhe Luftimin e Ekonomisë Joformale, Pastrimit të Parave, Financimit të Terrorizmit dhe Krimeve Financiare 2014-2020
– Strategjia kundër Falsifikimit dhe Piraterisë 2012-2016
– Strategjia për Siguri Kibernetike 2015-2018
– Strategjia për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Radikalizmit që shpie në terrorizëm 2015 – 2020
– Plani Strategjik për Mbrojtjen e Fëmijëve nga Rreziqet në Internet 2015-2020
– Strategjia për Asistencë në Fushën e Sundimit të Ligjit 2016-2019
-Strategjia Shtetërore për Siguri Kibernetike-2016-2019
Struktura e Departamentit të Hetimeve
Departamenti i Hetimeve përbëhet nga këto Njësi vartëse:
Divizioni për Hetimin e Krimit (DHK) vepron në kuadër të Departamentit të Hetimeve në Policinë e Kosovës (PK), i cili adreson çështjet e hetimeve, ne realizimin e detyrave dhe ofrimin e shërbimeve te përditshme ndaj qytetareve, për parandalimin dhe hetimin e veprave të rënda penale.
Divizioni për Hetimin e Krimit ka objektivat e veta specifike si:
Divizioni për Hetimin e Krimit (DHK), është i ndarë apo i sistemuar në pesë (5) Drejtori, të cilat janë:
DREJTORIA PER HETIMIN E KRIMEVE TE RENDA
Drejtoria për Hetimin e Krimeve te Renda, është drejtori ne kuadër të Divizionit për Hetimin e Krimit, e cila merret me hetimin aktiv dhe proaktiv te rasteve, te cilat me theks te veçante ndikojnë ne sigurinë e përgjithshme, stabilitetin e vendit, apo të cilat prekin qytetaret ne mase te gjere.
Si mision i Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Rënda është koordinimi i veprimeve hetimore me të gjitha njësitë e hetimeve rajonale, në zbulimin e veprave penale që janë në kompetencën e të gjitha niveleve etj.
Veprimtaria kryesore e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Rënda është, hetimi i veprave penale te parapara ne KPK-në si:
Drejtoria për Hetimin e Krimeve te Renda është e ndarë në dy sektorë:
DREJTORIA PËR HETIMIN E KRIMEVE EKONOMIKE DHE TË KORRUPSIONIT
Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit është poashtu pjesë e Divizionit për Hetimin e Krimit, e cila vepron si drejtori e specializuar për Parandalimin, Hetimin dhe Zbulimin e Veprave Penale kundër Ekonomisë, Financave dhe Korrupsionit, duke krijuar kushte dhe angazhim për qasje pro-aktive, aplikim të metodave efikase, përdorim të teknologjisë bashkëkohore për luftimin me sukses të kësaj dukurie.
Vizioni i Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, është ndërtimi i një shoqërie në Kosovë, pa kërcënime të korrupsionit dhe veprave tjera të Kriminalitetit Ekonomik.
Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, ka si mision parandalimin dhe luftimin e veprave penale kundër ekonomisë, financave dhe korrupsionit, hetimin e kryesve të veprave penale, gjurmimin, kapjen, dokumentimin e veprimtarisë kriminale dhe sjelljen e të dyshuarve para organeve të drejtësisë, si dhe përpilimi dhe implementimi e strategjive dhe planeve të veprimit për parandalimin dhe luftimin e krimeve ekonomike, korrupsionit dhe krimeve financiare.
Veprimtaria kryesor e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit është hetimi i rasteve të cilat parashihen në Kodin Penal të Republikës së Kosovës, dhe akteve tjera nënligjore.
Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe të Korrupsionit, për luftimin me efikas te korrupsionit dhe krimit ekonomik dhe financiare, bashkëpunon ngushtë me te gjitha institucionet tjera të zbatimit të ligjit si Prokurorin, Gjykatat, Doganën e Kosovës, Njësia e Inteligjencës Financiare, Administrata Tatimore e Kosovës, Agjencia e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, Zyrat Kadastrave dhe Agjencinë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar, si dhe Agjensionet tjera relevante.
Drejtoria për Hetimin e krimeve Ekonomike dhe të Korrupsion është e ndarë në katër (4) Sektorë:
DREJTORIA KUNDER TERRORIZMIT
Drejtoria Kundër Terrorizmit është Drejtori e specializuar në kuadër të Divizionit për Hetimin e Krimit, e cila është krijuar relativisht vonë (Tetor 2006), rreth të cilës është punuar shume në drejtim të ngritjes së kapaciteteve të saj në burime njerëzore, procedura të punës, mjete dhe pajisje të domosdoshme si dhe në punë operacionale dhe hetime.
Vizioni i kësaj Drejtorie është ndërtimi i një shoqërie, që jeton në paqe dhe pa kërcënime nga Terrorizmi, ndërsa si Misioni i kësaj Drejtorie është të përcaktoj objektivat dhe prioritetet strategjike, me qëllim që të parandalojë dhe luftojë terrorizmin.
Objektivat kryesore të Drejtorisë kundër terrorizimit janë: te parandaloj dhe pamundesoj terroristeve që te rekrutojnë, planifikojn te influencojne dhe ndertojn legjitimitet brenda Kosoves, të cilat objektiva duhet te arrihet permes te gjitha formave legale dhe etike te percaktuara me ligjet e aplikueshme ne Republikën e Kosoves dhe ato nderkombetare.
Në kuadër të këtyre angazhimeve përfshihën: hetimet, mbledhja e iteligjences, mirembajtja dhe analizimi i inteligjences, shfrytezimi i masave te fshehta te hetimit, kryerja e operacioneve klandestine etj.
Synimi i Drejtorisë kundër Terrorizmit , është parandalimi dhe luftimi i terrorizmit përmes ngritjes së kapaciteteve, bashkëpunimit, koordinimit dhe shfrytëzimit efikas të të gjitha agjencioneve dhe institucioneve vendore si dhe bashkëpunimit me institucionet tjera ndërkombëtare dhe legjitime, si dhe mbrojtja e qytetareve te Kosovës, pronës si dhe objekteve vitale nga te gjitha aktet e terrorizmit si dhe sjellja para drejtësisë e individëve apo grupeve përgjegjëse për kryerjen, ndihmën apo financimin apo planifikimin e akteve terroriste.
Drejtoria Kundër Terrorizmit është e ndarë dy (2) Sektorë:
DREJTORIA PËR INTELIGJENCË DHE ANALIZË
Drejtoria për Inteligjencës dhe Analizë, është Drejtori e veçantë në kuadër të Divizionit për Hetimin e Krimit, e cila është “Qendër e mbledhjes, koordinimit, drejtimit dhe planifikimit operacional të Inteligjencës Policore në kuadër të PK-së”, dhe si e tillë angazhohet në krijimin e një ambienti të sigurt në Kosovë, duke kontribuar në procesin e parandalimit të krimit, vlerësimeve strategjike lidhur me aktivitetet kriminale, identifikimin e faktorëve tensionues në shoqëri, si dhe asistimi në zbulimin e kryerësve të veprave të ndryshme penale dhe sjelljen e tyre para organeve të drejtësisë.
Drejtoria për Inteligjencës dhe Analizë, është pika qendrore kompetente për mbledhje, analizë dhe shpërndarje të informatave dhe inteligjencës policore.
Veprimtaria e kësaj drejtorie ka për qëllim proaktivitetin, përmes veprimit policor përpara se të ndodhë akti kriminal apo pasojat nga aktiviteti kriminal.
.
Misioni i Drejtorisë për Inteligjencë dhe Analizë, është që të mundësojë funksionimin e Policisë të udhëhequr nga inteligjenca dhe partneritet, në qasjen me orientim ndaj problemit, duke udhëhequr me procesin e inteligjencës në kuadër të PK-së ndërsa,
Vizioni i kësaj drejtorie është krijimi i një sistemi unifikues dhe efektivë i inteligjencës kriminale, me qëllim që PK-ja përmes inteligjencës të drejtohet në mënyrë më efektive dhe efikase në krijimin e një ambienti të sigurt për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.
Objektivi kryesor i Drejtorisë për Inteligjencës dhe Analizë, është te fokusohet në mbledhjen e Inteligjencës, procedimin, vlerësimin, analizimin dhe shpërndarjen e inteligjencës si dhe koordinimin ndërmjet njësive, me qëllim të mënjanimit të hetimeve të dyfishta, duke i konsoliduar informatat nga njësitë që janë në dispozicion dhe tí jap kahje këtyre informatave për njësinë përgjegjëse për hetime kryesore, dhe dërgimi i informatave ne njësinë përgjegjëse e cila është duke bërë hetimin për vazhdimin e hetimeve.
Drejtoria për Inteligjencë dhe Analizë është e ndarë tre (3) Sektorë:
DREJTORIA E TEKNIKES KRIMINALIKSTIKE
Drejtoria e Teknikës Kriminalistike është e strukturuar si drejtori e specializuar që vepron në kuadër të Divizionit për Hetimin e Krimit .
Detyrë funksionale e kësaj drejtorie është kërkimi, gjetja, identifikimi, dokumentimi, mbledhja dhe ekspertimi i gjurmëve të krimit të gjetura në vendin e ngjarjes.
Drejtoria e Teknikës Kriminalistike ofron shërbime teknike-shkencore për Policinë e Kosovës, Institutin e Mjekësisë Ligjore, organet e drejtësisë dhe organizatat tjera vendore dhe ndërkombëtare të zbatimit të ligjit, atëherë kur paraqitet nevoja në aspektin e teknikës kriminalistike.
Drejtoria e Teknikës Kriminalistike është e ndarë në:
Divizioni Kundër Krimit të Organizuar vepron në kuadër të Departamentit të Hetimeve në Policinë e Kosovës (PK), i cili është efektivë dhe i specializuar për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar.
Divizioni Kundër Krimit të Organizuar përcjell dhe analizon luhatjen e krimit të organizuar, në baze të trendëve të lëvizjes duke paraqit nevojën e krijuar për ndërrim dhe plotësim në strukturimin organizativ dhe funksional në planifikim për një qasje më efikase në parandalimin, hetimin dhe minimizimin e veprave penale me elemente të krimit të organizuar si dhe vënien e të dyshuarve para organeve të drejtësisë.
Misioni i Divizionit Kundër Krimit të Organizuar, është caktimi i drejtimeve kryesore të punës, në realizimin e parandalimit dhe hetimit të kriminalitetit të organizuar në të gjitha segmentet, ndjekjen penale të gjithë kryesve të veprave penale dhe vënien e tyre para drejtësisë, gjithashtu edhe konfiskimi i pasurisë që rrjedhë nga krimi i organizuar .
Objektivat kryesore të Divizionit kundër Krimit të Organizuar janë: Parandalimi dhe hetimi i krimit të organizuar në përgjithësi, Kontrabandimi me migrantë, Trafikimi me qenie njerëzore, Trafikimi me armë, Trafikimi me narkotik, si dhe hetimi i krimeve kibernetike.
Divizioni kundër krimit te organizuar është i ndarë apo i sistemuar në katër (4) Drejtori, të cilat janë:
DREJTORIA PER HETIMIN E KRIMIT TE ORGANIZUAR
Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, është drejtori ne kuadër të Divizionin Kundër Krimit të Organizuar, e cila ka përgjegjësinë e hetimit të rasteve të krimit të organizuar. Kjo Drejtori kryen hetime në tërë territorin e Republikës së Kosovës, bashkëpunon edhe me strukturat policore të shteteve tjera në raste të përbashkëta, shkëmben informacione policore etj.
Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar si mision ka parandalimin dhe hetimin e të gjitha rasteve të krimit të organizuar, si dhe arrestimi i individëve apo grupeve kriminale të krimit të organizuar.
Ndër objektivat kryesore të Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar janë: Përcaktimi i drejtimeve kryesore të hetimeve në realizimin e parandalimit dhe ndërprerjen e aktiviteteve kriminale të individëve dhe grupeve të ndryshme që merren me krimin e organizuar dhe venjen e tyre para drejtësisë, hetimin dhe arrestimin e të gjithë të dyshuarve për aktivitete kriminale të krimit të organizuar, si dhe bashkëpunimi ndërkombëtar me strukturat policore të shteteve dhe institucionet ndërkombëtare në luftimin e dukurisë të krimit të organizuar.
Veprimtaria kryesore e Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar është hetimi i veprave penale si:
Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, është e ndarë në tre (3) Sektorë:
DREJTORIA PER HETIMIN E TRAFIKIMIT ME NARKOTIK
Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, është drejtori e specializuar ne kuadër te Divizionit kundër Krimit të Organizuar, e formuar për veprimtarinë e parandalimit, hetimit dhe zbulimit të veprave penale që kane të bëjnë me substancat narkotike, presukutoret dhe analogeve sipas legjislacionit në fuqi, konventave ndërkombëtare të kësaj fushe si dhe marrëveshjeve të bashkëpunimit policor ndërkombëtar.
Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, si misioni ka hetimin efikas të të gjitha rasteve të trafikimit me narkotik, arrestimin e individeve apo grupeve kriminale të krimit të organizuar që merren me dukurinë e trafikimit dhe që kanë shtrirje të aktiviteteve kriminale brenda dhe jashte teritorit të Republikes së Kosovës, si dhe njekohesisht të bënë identifikimin e viktimave të perdorimit të droges.
Ndër objektivat kryesor të Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotike janë: Parandalimi, trajtimi dhe monitorimi/hulumtimi, inicimi i rasteve, zhvillimi i hetimeve si dhe zbulimi i rasteve të trafikimit me narkotikë.
Veprimtaria kryesore e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik është, planifikimi për parandalimin, hetimin dhe zhvillimin e metodave më të avancuara në luftë kundër trafikimit të substancave narkotike (drogave), aplikimin e punës ekipore dhe sinkronizimin e të gjitha veprimeve tjera policore në parandalimin, luftimin dhe zbulimin si dhe mbledhjen e fakteve dhe deshmive me qellim të vënies para drejtesisë, të dyshuarve që janë të inkriminuar në veprat penale që lidhen me substanca narkotike.
Drejtoria e Hetimeve të Trafikimit me narkotikë, është pjesë e grupit ndërministror në kuadër të Zyrës së Koordinatorit Nacional Kundër Trafikimit me Narkotik.
Përfaqësimi i DHTN-se në këtë grup ndërministror ka të bej me detyrat që dalin nga Strategjia Nacionale Kundër Trafikimit me Narkotik dhe Plani i Veprimit.
Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik është e ndarë në tri (3) sektore:
DREJTORIA PER HETIMIN TRAFIKIMIT ME QENIE NJERZORE
Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore (DHTQNJ) është drejtori e specializuar ne kuadër të Divizionin Kundër Krimit të Organizuar, e cila ka mandat të kryej hetime dhe operacione kundër-trafikimit me qenie njerëzore në tërë territorin e Republikës së Kosovës.
Misioni i Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, është hetimi efikas i të gjitha rasteve të trafikimit me qenie njerëzore, arrestimi i individëve apo grupeve kriminale të krimit të organizuar të cilët merren me dukurin e trafikimit me njerëz që kanë shtrirje të aktiviteteve kriminale brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Kosovës, si dhe njëkohësisht të bëjë referimin dhe identifikimin e viktimave të trafikimit, duke involvuar gjithë partnerët qeveritar dhe joqeveritar (OJQ) që veprojnë në çështjen e strehimit, risocializimit, ri-integrimit si dhe riatdhesimit vullnetar të viktimave të huaja të trafikimit në vendin e origjinës.
Ndër objektivat kryesore të Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore janë: Parandalimi i dukurisë së trafikimit me qenie njerëzore, hetimi, arrestimi dhe ndjekja penale e kryerësve të veprave penale të trafikimit me njerëz, mbrojtja dhe ndihma e viktimave të trafikimit si dhe krijimi i kushteve të sigurisë për ri-integrimin dhe risocializimin e tyre në shoqëri dhe familje, si dhe riatdhesimi i vullnetshëm i viktimave të huaja të trafikimit në vendin e origjinës, si dhe Bashkëpunimi ndërkombëtar me shtetet dhe institucionet ndërkombëtare në luftimin e dukurisë së trafikimit me njerëz.
Drejtoria e Hetimeve të Trafikimit me Qenie Njerëzore, është pjesë e grupit ndërministror në kuadër të Zyrës së Koordinatorit Nacional Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore.
Përfaqësimi i DHTQNJ-se në këtë grup ndërministror ka të bej me detyrat që dalin nga Strategjia Nacionale Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore dhe Plani i Veprimit.
Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, ka bashkëpunim te ngushtë me Partnerët e asistencës së drejtpërdrejt për viktimat e trafikimit (PAD), Organizatat joqeveritare, Organizatat Ndërkombëtare, si dhe Agjencitë tjera në lidhje me Viktimat e Trafikimit.
Drejtoria e Hetimeve të Trafikimit me Qenie Njerëzore është e ndarë në tre (3) Sektorë:
DREJTORIA PER MBESHTETJE HETIMEVE
Drejtoria për Mbështetje të Hetimeve është drejtori e specializuar në kuadër të Divizionit Kundër Krimit të Organizuar, e cila është formuar për veprimtari mbështetëse hetimore, e cila përmes shfrytëzimit të metodave të veçanta operativo-teknike, ndihmon në mbledhjen e informacioneve dhe sigurimin e provave me qëllim të parandalimit dhe luftimit me të suksesshëm të kriminalitetit të organizuar dhe formave tjera të krimeve të rënda.
Kjo drejtori ka për detyrë aplikimin e masave të fshehta të përgjimit dhe hetimit, si dhe aplikimin e metodave speciale të hetimit.
Departamenti Special Anti-Korrupsioni-(DSAK), apo e ashtuquajtur ‘Task Forca Antikorrupsion’ është pjesë e PK-së, i cila vepron si njësi e specializuar në kuadër të Departamentit të Hetimeve, që ka për qëllim parandalimin, hetimin dhe zbulimin e veprave penale kundër ekonomisë, financave dhe korrupsionit.
Departamenti Special Anti-Korrupsioni është themeluar sipas vendimit të Qeverisë nr-02/110 të datës 26/02/2010, për hetimin e rasteve të ndjeshme me karakter korruptive dhe financiar ne kuadër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.
Departamenti Special Anti-Korrupsioni, ka si mision, hetimin dhe luftimin e veprave penale të nivelit të lartë të Korrupsionit në Republikën e Kosovës.
Departamenti Special Anti-Korrupsioni së bashku me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, bën hetimin e kryesve të veprave penale, gjurmimin, kapjen, dokumentimin e veprimtarisë kriminale dhe sjelljen e të dyshuarve para organeve të drejtësisë.