Themelimi i DRP-Gjakovë 01.01.2015
Zona e përgjegjësisë së Drejtorisë Rajonale në Gjakove apo territori i saj është i përcaktuar sipas ndarjes që ka gjyqësori e kjo përfshirë komunën e Gjakovës, të Rahovecit dhe të Malishevës.
Kjo hapësirë e zënë pjesën Jugperëndimore të Kosovës , respektivisht shtrihet ne pjesën e mesme të Dukagjinit , të rrethuar me male e bjeshkë me lartësi mbidetare prej 365 m- 265 m, me klimë të mesme kontinentale me ndikim të dobësuar të klimës mesdhetare rrjet të pasur hidrografi, trashëgimi natyrore dhe kulturore, tokë bujqësore të kualitetit të lartë kullosë, livadhe ,traditë në kultivimin e pemëve dhe vreshtave, bletarisë, shpezëtarisë, e dalluar për kultivimin e zejeve tradicionale.
Dy kalimet kufitare me Shqipërinë, në Qafë të Prushit dhe të Morinës si dhe dy pika tjera të përkohshme – sezonale e bëjnë ketë Rajon si bartës të zhvillimeve ekonomike dhe qendër e korridor që lidh ketë pjesë dhe pjesën më të madhe të Kosovës me Shqipërinë.
Ky Rajon ka specifikat e veta duke filluar nga madhësia qe është 1109 km² , me 165 fshatra dhe tri qytete, me rreth 205.377, banor me pozitën e saj gjeografike dhe objekte të rëndësisë së veçantë.
Ka një numër të madh të shkollave fillore , te mesme dhe Universitetin shtetëror si dhe dy Kolegje Private Universitare. Në këto institucione përveç nxënëseve dhe studenteve nga Gjakova, respektivisht nga Rajoni dhe qytete tjera të Kosovës ka edhe shumë nxënës e student nga Shqipëria.
Në ketë Rajon kemi objekte të rëndësisë së veçantë si Prokurorit, Gjykatat, Kuvendet Komunale, tregje te ndryshme , ndërtesa të PK-së , objekte të PTK-së , numër te madh të bankave dhe shumë Qendra Tregtare, disa palestra sportive , shumë objekte të kultit fetar dhe objekte kulturore historike.
Në ketë rajon si në Gjakovë edhe në qytetet tjera kemi një numër të madh të Objekteve Industriale, është planifikuar që Gjakova të bëhet së shpejti Zonë e Lirë Ekonomike ku do të ketë afarist e investitor jo vetëm vendor por edhe nga Europa e më gjerë.
Kemi spitalin Rajonal ,,Isa Grezda” që e frekuentojnë edhe shumë qytetar nga Shqipëria dhe atë nga qyteti i Bajram Currit dhe i Krumës.
Se shpejti pritet aktivizimi i Aeroportit të Gjakovës që do t’i ketë specifikat e veta edhe në aspektin e sigurisë.
Kemi Liqenin e Radoniqit që është jo vetëm aset i veçantë i Gjakovës por edhe i terë Kosovës për ujin e pijes dhe për ujitje të tokave bujqësore dhe vreshtave.
Ky rajon pos rrugëve tokësore që lidhin shumë qytete të Kosovës po ashtu edhe me Shqipërinë ka edhe një pjese te Hekurudhës dhe të Autostradës.
Në ketë rajon ka edhe shumë specifika tjera të cilat do të paraqiten në përshkrimin sipas Komunave dhe sipas sektorëve te sigurisë.
Siguria në trafik
Zona e përgjegjësisë së Rajonit të Gjakovës posedon 201 km rrugë magjistrale dhe rajonale duke mos llogaritur edhe një pjesë e autostradës, në përgjithësi rrugë të asfaltuara lokale dhe rajonale janë rreth 306 km .
ZONA E PËRGJEGJËSISË GJAKOVË
Komuna e Gjakovës mbulon një sipërfaqe prej 586.91 km2 duke përfshirë 91 vendbanime. Sipas regjistrimit të fundit të vitit 2011, Komuna e Gjakovës ka një popullsi prej 94,556 banorë.
Komuna e Gjakovës shtrihet përgjatë hapësirës tektonike të rrafshit të Dukagjinit, i cili gjendet në mes të bjeshkëve të: Pashtrikut, Mokrra Gores dhe Sharrit, në lartësi nga 360 m deri në mbi 2650 m, mbi nivelin e detit.
Luginat e lumenjve Drini i Bardhë, Ereniku, Krena, Trava dhe Trakaniqi, si dhe të disa përroskave, krijojnë në Komunën e Gjakovës rrafshina, shumica e të cilave me tokë të punueshme e shumë pjellore.
Zonat, hapësirat dhe objektet me interes të veçantë në konunën e Gjakovës për Kosovën janë:
Aeroporti i Gjakovës,
Kanjoni i Drinit të Bardhë me Urën e Fshejtë,
Parku Rajonal i Mirushës,
Miniera e kromit në Devë,
Liqeni akumulues i Radoniqit,
Qarshia e Madhe e Gjakovës,
Kullat e Dukagjinit dhe
Kalimet kufitare Prush dhe Morinë
Qyteti i Gjakovës është i njohur si qendër kulturore, jo vetëm në suaza komunale por edhe si Rajonale e kombëtare, Bartës kryesor të kulturës së qytetit të Gjakovës janë:
Objekte me rendësi të veçantë janë:
Institucionet Gjyqësore (Prokuroria dhe Gjykata Themelore Gjakovë),
Objekti i Komunës Gjakovë,
Stacioni Policor Gjakovë dhe Nën staciononi Policor në Ponoshec,
Policia Kufitare/Rajoni “ Perëndimi” në Gjakovë,
Spitali “Isa Grezda” Gjakovë,
Ambulanca e qytetit dhe Qendrat e Mjekësisë Familjare,
Universiteti i Gjakovës,
Shkollat e mesme dhe filloret,
Kopshtet dhe çerdhet e fëmijëve,
PTK-ja,
Objekti i filtrave i hidrosistemit Radoniq,
Objektet e KEDS-it,
Zjarrfikësit,
Stacioni i Autobusëve,
Enti Kadastral,
Ngrohtorja e Qytetit,
Objektet e bankave 8 dhe 3 institucione mikrofinanciare,
Biznese te ndryshme 16,
Objekte hoteliere, restorante dhe lokale tjera 55 sish,
Pompa te benzinës 34,
Pishina 6,
Taxi kompani 5,
TV lokal 1,
Gazetë lokalë 1 dhe
Radio lokale 1.
Halla sportive,
Xhamia 32
Teqe e tyrbe 15,
Kisha katolike 15,
Kisha ortodokse 4
Ndarja në Sektor e zonës së përgjegjësisë
Mbulimi i trenit në këtë zonë është i ndarë në katër ( 4 ) Sektor, gjegjësisht në tre Sektor të zonave rurale dhe në një Sektor të qytetit i cili ndahet në katër pjesë më të vogla .
Ndarjet e Sektorëve janë bërë sipas karakteristikave të zonës së përgjegjësisë dhe mundësive reale më të mira për mbulimin e tyre.
ZONA E PËRGJEGJËSISË – RAHOVEC
Territori i Komunës së Rahovecit ka një sipërfaqe prej 282 km2, ky territor është i përbërë prej gjithsejtë 35 vendbanimeve duke përfshire edhe qytetin e Rahovecit.
Bazuar ne rezultatet e regjistrimit te popullsisë nga gjashtëmujori i parë i vitit 2011, sipas të dhënave zyrtare të Komunës së Rahovecit, në këtë komunë jetojnë gjithsejtë 56.208 banorë rezident që jetojnë në 82.268 familje dhe 13.000 banorë jo rezident.
Në 1 km2 jetojnë gjithsejtë (banor rezident dhe jo rezident) 202 banor.
Struktura nacionale e popullsisë
Në territorin e Komunës se Rahovecit, bazuar në të dhënat zyrtare te Komunës jetojnë gjithsejtë 56.208, prej tyre 95% shqiptar, 3% serb si dhe 2 %(Rom, Ashkali dhe Egjiptas). Minoriteti serb jeton kryesisht në Lagjen veriore të Rahovecit, fshatin Hoqë e Madhe dhe Zoqisht (në Zoqisht vetëm stafi i manastirit).
Objektet me rëndësi te veçantë, institucionet vendore, ndërkombëtare, objektet e biznesit, objektet fetare etj.
Objekti i Komunës,
Objekti i Gjykatës,
Zjarrfikësat,
Baza e KFOR –it,
Zyrja e OSBE-së,
Objekti i PTK-së,
Zyret e Partive Politike,
Dy Mediumet Publike,
Gjashtë Kompani Transporti,
Dhjetë Objekte Shëndetësore,
Tridhjetë e nentë Shkolla,
Katër Institucione Kulturore,
28 Xhami dhe Teqe,
15 Kisha dhe 1 Manastir, të gjitha ortodokse
19 OJQ,
34 Objekte afariste ,
33 Pompat te karburanteve,
58 Objekte Hoteliere,
21 Objekte Industriale, fabrika ,
16 Objekte financiare(banka, filiale),
13 Objekte sportive rekreative,
Tri Trafo stacione elektrike te kapacitetit të madh.
Sigurim fizik gjatë 24 orëve permanent nga Policia e Kosovës, bëhet në Manastirin ortodoks në fshatin Zoqishtë por jo nga policët e këtij stacioni por nga NjTFK-të, në Prizren aktualisht.
Rrugët automobilistike dhe hekurudha
Në zonën e përgjegjësisë te SP Rahovec kalon rruga magjistrale Gjakovë-Prizren (12 km), e cila është shumë e ngarkuar me trafik, magjistralja Gjakovë-Kramovik-Klinë (6 km), pastaj rrugët rajonale Xërxe-Rahovec-Malishevë (17km), Xërxe-Ratkoc-Kramovik(18km), Rahovec-Brestoc-Krushë e Madhe (10 km), Rahovec-Opterush-Suharekë (7 km) dhe Rahovec-Drenoc-Polluzh-Çifllak (10 km) si dhe shumë rrugë tjera lokale.
Nepër zonën e përgjegjësisë të SP Rahovec shtrihet edhe traseja hekurudhore e cila vije nga drejtimi Fushë – Kosovë-Klinë-Kramovik-Xërxe-Prizren, e cila ne zonën tonë te përgjegjësisë është në gjatësi prej 35 km.
Ka mjaft objekte infrastrukturore të hekurudhës dhe platformave, të cilat janë jasht funksionimit momentalisht.
Traseja hekurudhore përdoret vetëm deri ne Xërxe dhe atë gjatë sezonit veror nga Sillosi ne Xërxe, për ne Prizren është e bllokuar, trafiku hekurudhor zhvillohet me vështirësi për shkak te dëmtimeve te infrastrukturës hekurudhore si dhe mosmirëmbajtja totale nga Drejtoria e Hekurudhave.
ZONA E PËRGJEGJËSISË MALISHEVË
Komuna e Malishevës shtrihet në pjesën qendrore të Kosovës, dhe gjendet në mes të qendrave (qyteteve) kryesore të Kosovës, në një distancë afërsisht të barabartë.
Komuna e Malishevës ka një sipërfaqe prej 306.3 km2, ka 44 vendbanime me mbi 54. 613 banorë, ose 209 banorë në 1 km2 (.Malisheva (Qendra Administrative), lidhet me rrugën magjistrale Prishtinë – Pejë, në një largësi 11 km, dhe me rrugën magjistrale Prishtinë – Prizren, në një largësi 15 km
Malisheva kufizohet me gjashtë komuna fqinje : Klinën, Skenderajn, Drenasin, Lipjanin, Suharekën dhe Rahovecin.
Në qytetin e Malishevës si qendër Komunale dhe Administrative jetojnë rreth 3.600 banorë, kurse pjesa tjetër jetojnë nëpër 43 vendbanime- fshatra tjera.
Zona e Malishevës karakterizohet edhe me këto specifika :