Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan
Detyrat dhe përgjegjësitë | Përshkrim |
Statistika demografike: | Rajoni i Gjilanit gjendet në jug-lindje të Kosovës, ka një konfiguracion gjeografik malor. Në verilindje kufizohet me Serbinë, në juglindje me Maqedoninë e Veriut, në jugperëndim me rajonin e Ferizajt dhe në veriperëndim me rajonin e Prishtinës. Rajoni i Gjilanit ka një strukturë të përzier të popullsisë dhe në bazë të statistikave nga agjensioni i statististikave të Kosovës në vitin 2024 janë regjistruar 160731. Në ketë rajon kemi objekte të rëndësisë së veçantë si Prokuroritë, Gjykatat, Kuvendet Komunale, tregje te ndryshme, ndërtesa të PK-së, objekte të PTK-së , numër te madh të bankave dhe shumë Qendra Tregtare, disa palestra sportive, shumë objekte të kultit fetar dhe objekte kulturore historike. Ka një numër të madh të shkollave fillore, te mesme dhe Universitetin shtetëror si dhe Kolegje Private Universitare. Në këto institucione përveç nxënëseve dhe studenteve nga Gjilani, respektivisht nga rajoni dhe qytete tjera të Kosovës ka edhe shumë nxënës e student nga Maqedonia e Veriut dhe Lugina e Preshevës. |
Emërtimi i përbashkët | Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan |
Shkurtesa | DRP. Gjilan |
Pasqyrë e agjencisë | |
Formuar | Shtator 1999 ; 24 vjet më parë |
Punonjësit | 678 pjesëtarë |
Struktura juridiksionale | |
Juridiksioni i operacioneve (Stacionet Policore)
| Gjilan, Kamenicë, Viti, Novobërdë, Kllokot, Partesh dhe Ranillig |
Për më shumë informacione rreth Drejtorit Rajonal të Policisë në Gjilan dhe stacioneve policore, ju lutem klikoni në këtë link :Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan