Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet i dyshuari për falsifikim të dokumenteve

Gjilan, 23 prill 2025
Me datën 22.04.2025 si rezultat i veprimeve efikase operative dhe hetimeve mirë të organizuara për një periudhë rreth një vjeçare me autorizim të Prokurorit të Shteti nga Njësiti i Hetimeve Rajonale në Gjilan, është arrestuar i dyshuari D.G. (viti i lindjes 1983, mashkull shtetas i Serbisë) i cili dyshohet të jetë i involvuar në veprën penale ‘’Falsifikim i dokumenteve’’ nga nenit 390 të KPRK-së.
Gjatë hetimeve janë gjetur dëshmi të qëndrueshme ku dyshohet se i dyshuari rrejshëm dhe me dokumentacion të falsifikuar ka manipuluar dhe futur në lajthitje disa persona (viktima) duke u dhënë autorizime të falsifikuara për prona të paluajtshme, prona të cilat ishin në pronësi të personave të tjerë, me këtë rast u ka shkaktuar viktimave dëme të konsiderueshme materiale.
Të gjitha materialet e gjetura gjatë hetimit që ndërlidhen me rastin janë konfiskuar nga ana e Policisë së Kosovës dhe do të përdorën dëshmi materiale në Gjykatë.
I dyshuari pas arrestimit është sjellë në lokalet e policisë ku është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit i dyshuari ndalohet në mbajtje për 48 orës, deri sa hetimet në lidhje me rastin janë duke vazhduar në koordinim me Prokurorinë e Shtetit.
Statstikat e përgjithshme: 2025-01-14
0
Aksidentet Fatale
20
Aksidentet Me te Lenduar
25
Aksidentet Pa te Lenduar
1564
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
13
Ne Mbajtje