Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Mbajtje ne pronësi, kontroll, posedim te paautorizuar te armeve

Prizren, 20 mars 2025
Hetuesit policor në Stacionin Policor në Prizren, për mes rrugëve operative kanë arritur që të identifikojnë tre dyshuar: D.B. (viti i lindjes 1984), B.B. (viti i lindjes 1982) dhe N.B (viti i lindjes 1984). Të njëjti kishin dal në gjueti kundërligjshëm në fshatrat Lez dhe Leskovec /Prizrenit, ki i kanë ekspozuar armët ne rrjetet sociale facebook.
Me 19.03.2025 rreth orës 09:30., në rrugën “Asim Berisha” Prizren, Policia ka kontrolluar shtëpitë e tre të dyshuarve, pasi të njëjtit kishin ekspozuar në rrjete sociale armë dhe gjatë kontrollit kanë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me 50 fishekë dhe një pushkë karabinë. Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt. Ndaj tyre do të ngritët kallëzim penal për veprat penale ‘Mbajtje ne pronësi, kontroll, posedim te paautorizuar te armeve”
Statstikat e përgjithshme: 2025-01-14
0
Aksidentet Fatale
20
Aksidentet Me te Lenduar
25
Aksidentet Pa te Lenduar
1564
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
13
Ne Mbajtje