Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Ndalohen tre persona për rastin “Lëndim i rëndë trupor” në Ferizaj

Me datën 08.03.2025, rreth orës 10:30 në rrugën “Kruja” në Ferizaj, katër të dyshuar meshkuj, kosovarë kanë sulmuar fizikisht me mjete të forta personin B. V, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Ai pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore në Ferizaj, për tretman të mëtutjeshëm mjekësor është dërguar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë, ndërsa të dyshuarit ishin larguar në drejtim të panjohur dhe ishin në kërkim policor .
Pas hetimeve të Njësitit të Hetimeve të stacionit policor në Ferizaj, me datën 11.03.2025 janë dorëzuar në polici tre nga të dyshuarit:
S. A, 54 vjeç
A. A, 50 vjeç
M. A, 28 vjeç
Nën autorizimin e prokurorit të shtetit dhe në praninë e avokatit mbrojtës, të dyshuarit janë intervistuar dhe janë ndaluar për 48 orë, për procedura të mëtejshme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ” Lëndim i rëndë trupor”.
Statstikat e përgjithshme: 2025-01-14
0
Aksidentet Fatale
20
Aksidentet Me te Lenduar
25
Aksidentet Pa te Lenduar
1564
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
13
Ne Mbajtje