Arrestohet i dyshuari i cili ishte në kërkim policor
Mitrovicë Veri , 12 Mars 2025
Më datë 11.03.2025, është arrestuar personi i dyshuar për përfshirje në 2 raste të veprave penale “Vjedhje” si dhe të veprës penale “Marrja në posedim te sendeve te luajtshme”. Raste të raportuar në Stacionin Policor Mitrovicë Veri dhe Mitrovicë Jugu gjatë javës së kaluar.
I dyshuari Xh. N., është arrestuar pas një pune intensive të njësive policore të Stacionit Policor Mitrovicë Veri. Arrestimi i tij është kryer mbi bazën e dëshmive dhe provave të siguruara se i njëjti ka qenë i përfshirë në rastin e vjedhjes së dy automjeteve si dhe një rast marrja në posedim të sendeve të luajtshme (telefon, pasaportë dhe letërnjoftim).
Policia ka ndërmarr te gjitha veprimet e nevojshme ku i dyshuari pasi është arrestuar është sjellë në stacion policor, te njëjtit i është bërë matja edhe me alkool test dhe i njëjti ka rezultuar se është nën ndikim të alkoolit.
Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur Prokurorit të Shtetit, i cili me vendim ka urdhëruar ndalimin e të dyshuarit për 48 orë.
I dyshuari pas masës së ndalimit për 48 orë është intervistuar ku ka pranuar se i ka kryer veprat që i vihen në barrë dhe me urdhër të prokurorit është liruar, ndërsa për rastet tjera ne zonën e Mitrovicës se Jugut i njëjti i është dorëzuar zyrtarëve hetues kompetent.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe arrestimin e të gjithë personave që kryejnë apo tentojnë kryerjen e veprave penale.
Uhapšen je osumnjičeni za kojim je policija tragala
Mitrovica Sever, 12.Mart 2025
Dana 11.03.2025. godine, uhapšen je osumnjičeni za učešće u dva slučaja krivičnih dela “Krađa” kao i krivičnog dela “Uzimanje u posed pokretne imovine“. Slučajevi su prijavljeni u Policijskoj stanici Severne i Južne Mitrovice, tokom prošle nedelje.
Osumnjičeni Xh.N. uhapšen je nakon intenzivnog rada jedinica Policijske stanice Severne Mitrovice. Njegovo hapšenje izvedeno je na osnovu dokaza i prikupljenih materijala koji ukazuju da je bio uključen u slučaj krađe dva vozila, kao i u slučaj pribavljanja pokretnih stvari (telefon, pasoš i lična karta).
Policija je preduzela sve potrebne mere, a osumnjičeni je, nakon hapšenja, doveden u policijsku stanicu, gde mu je izvršen i alkohol test, koji je pokazao da je bio pod uticajem alkohola.
Sve preduzete mere su predstavljene Tužilaštvu, koje je odlučilo da osumnjičenom odredi zadržavanje od 48 sati.
Osumnjičeni je nakon 48-satnog zadržavanja ispitan, gde je priznao da je počinio dela koja mu se stavljaju na teret, te je, po nalogu tužioca, pušten, dok je za druge slučajeve na području Mitrovice Juga, prebačen nadležnim istražiteljima.
Kosovska policija ostaje posvećena primeni zakona i hapšenju svih lica koja počine ili pokušaju da izvrše krivična dela.