Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohen dy të dyshuar për veprën penale Vjedhje

Prishtinë, 06 mars 2025 – Policia e rajonit të Prishtinës, respektivisht, njësiti i hetimeve të kryeqytetit, ne një operacion të befasishëm që ndërmori sot, ka arrestuar dy të dyshuar për disa raste të vjedhjeve.
Ndërmarrja e veprime hetimore dhe veprime të tjera operative të kryera nga njësiti i hetimeve të kryeqytetit, ka rezultuar me identifikimin si dhe arrestimin e të dyshuarve;
D.G. 25 vjeç, mashkull, shtetas i republikës së Kosovës, si dhe,
L. Rr. 19 vjeç, mashkull, shtetas i republikës së Kosovës, për të cilët dyshohet me bazë të jenë përfshirë në disa raste të vjedhjeve të ndodhura në zona të ndryshme të kryeqytetit.
Operacioni është përcjellë edhe me gjetjen e dy motoçikletave si dhe dy trotineteve elektrik, të cilët dyshohet të jenë të vjedhur.
Ndërkohë që janë kryer veprimet policore të fazës fillestare, në konsultim me prokurorin e shtetit të dyshuarit janë proceduar më tej.
Statstikat e përgjithshme: 2025-01-14
0
Aksidentet Fatale
20
Aksidentet Me te Lenduar
25
Aksidentet Pa te Lenduar
1564
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
13
Ne Mbajtje