Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

“Parandalimi i Përdorimit të Lëndëve Narkotike dhe siguria në Shkolla”

Në vazhdën e aktiviteteve ndërgjegjësuese dhe parandaluese Policia e Kosovës/Drejtoria për Polici në Bashkësi dhe Parandalim mbështetur nga Misioni i OSBE në Kosovë ka organizuar punëtorin e me temën “Parandalimi i Përdorimit të Lëndëve Narkotike dhe Siguria në Shkolla”.
Ky aktivitet është mbajtur më 26 shkurt 2025, në Ferizaj.
Seminari kishte për qëllim sensibilizimin dhe edukimin e nxënësve, mësuesve, prindërve dhe zyrtarëve policorë për pasojat e përdorimit të lëndëve narkotike dhe mënyrat efektive për të parandaluar këtë fenomen në shkolla.
Ky aktivitet ofrojë mundësinë për të diskutuar së bashku rolin e secilës palë në parandalimin e përdorimit të drogës dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të arsimit, qendrës për pune sociale dhe Policisë se Kosovës.
Diskutimet u përqendruan në:
Rrezikun e abuzimit me drogat dhe ndikimin e tij në shëndet dhe mësim.
Politikat dhe masat e parandalimit të përdorimit të lëndëve narkotike.
Përmirësimin e kapaciteteve për të identifikuar dhe trajtuar rastet e reja.
Këshilla praktike për mësuesit për të krijuar një mjedis shkollor të sigurt.
Në këtë punëtori morën pjesë 33 pjesëmarrës nga Institucionet shkollore: Profesor, Pedagog, Psikolog, Nxënës, përfaqësues nga Qendra për Punë Sociale, Polic Hetues, Policet e Sektorëve (Policet e Lagjes)etj.
Statstikat e përgjithshme: 2025-01-14
0
Aksidentet Fatale
20
Aksidentet Me te Lenduar
25
Aksidentet Pa te Lenduar
1564
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
13
Ne Mbajtje