Arrestohen gjashtë (6) persona të dyshuar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”
Mitrovicë Veri, 16 Shkurt 2025
Me datë 15.02.2025 policia ka arrestuar gjashtë (6) persona të dyshuar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.
L.L – 21 vjeçar, P.R – 18 vjeçar, H.D – 21 vjeçar, D.M – 18 vjeçar, H.D – 26 vjeçar dhe B.M – 24 vjeçar.
Arrestimi i të dyshuarve është bërë pas një pune intensive të hetueseve nga Stacioni Policor Mitrovicë Veri, të cilat kanë arritur t’i identifikojnë dhe ti arrestojnë të dyshuarit. Të njëjtit janë arrestuar mbi dyshime të arsyeshme për përfshirje në një rast përleshje që ka ndodhur me datë 15.02.2025 në rrugën “Knjaz Millosh”, Mitrovicë Veri. Si pasojë e kësaj përleshje, i lënduar ka mbetur viktima LL.P 17-vjeqar, i cili ka pranuar tretman mjekësor.
Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të rastit, ku pas intervistimit të gjithë personave te arrestuar me aktvendim të prokurorit u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e dhunës dhe sigurinë e qytetarëve gjithashtu inkurajon raportimin e rasteve të ngjashme në mënyrë që të ndërmerren veprimet e nevojshme ligjore.
Uhapšeno šest (6) lica osumnjičenih za krivično delo „laka telesna povreda“
Mitrovica Sever 16. Februar 2025
Dana 15.02.2025 Policija je uhapsila šest (6) lica osumnjičenih za krivično delo „Laka telesna povreda“.
L.L – 21 godina, P.R – 18 godina, H.D – 21 godina, D.M – 18 godina, H.D – 26 godina i B.M – 24 godine.
Hapšenje osumnjičenih izvršeno je nakon intenzivnog rada istražitelja Policijske stanice Mitrovica Sever, koji su uspeli da identifikuju i uhapse osumnjičene. Isti su uhapšeni zbog osnovane sumnje da su umešani u tuču koja se dogodila 15.02.2025. godine u ulici „Knjaz Miloš“ Mitrovica Sever. Kao posledica ove tuče telesne povrede je zadobio 17-godišnjak L.P kome je ukazana lekarska pomoć.
Sve preduzete radnje predočene su tužiocu u predmetu, a nakon obavljenog razgovora svim uhapšenima licima odlukom tužioca određeno zadržavanje do 48 sati.
Kosovska policija ostaje posvećena borbi protiv nasilja i bezbednosti građana i takođe podstiče prijavljivanje sličnih slučajeva kako bi se mogle preduzeti neophodne pravne radnje.