Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet i dyshuari për vjedhje

Gjilan, 12 shkurt 2025
Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor në Gjilan me datën 11.02.2025 si rezultat i ndërmarrjes së veprimeve të shpejta dhe efikase operative e hetimore ka arritur që të identifikoj, lokalizoj dhe arrestoj të dyshuarin D.M. (viti i lindjes 1992, meshkull kosovar).
Arrestimi i tij është bërë me dyshimin e përfshirjes së tij në të paktën dy raste të vjedhjeve të rënda, raste të ndodhura gjatë muajit shkurt të vitit 2025. Pas arrestimit nga të dyshuarit janë sekuestruar dëshmi të cilat do të përdorën në Gjykatë.
I dyshuari është intervistuar në prezencën e avokatëve mbrojtës dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit është ndaluar në qendrën e mbajtjes për 48 orë. Rasti me kallëzim penal procedohet në Prokurorinë Themelore.
Statstikat e përgjithshme: 2025-01-14
0
Aksidentet Fatale
20
Aksidentet Me te Lenduar
25
Aksidentet Pa te Lenduar
1564
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
13
Ne Mbajtje