Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës apo mjetit të rrezikshëm në Ferizaj

Më datën 30.01.2025, rreth orës 21:40, policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një informatë se në fshatin Burrnik të Ferizajt, një person kishte publikuar në rrjetet sociale një fotografi me armë zjarri.
Pas pranimit të informatës, hetuesit policorë, nën autorizimin e prokurorit të shtetit, kanë nisur hetimet dhe kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin E.O. (M/K), 26 vjeç, i cili më datë 26.01.2025 kishte postuar fotografinë. I dyshuari është ftuar në stacionin e policisë në Ferizaj, ku më pas është intervistuar edhe pronari i armës së zjarrit, V.A. (M/K), 36 vjeç, i cili e posedonte armën me leje.
Me vendim të prokurorit të shtetit, të dy personat janë liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa si provë materiale është sekuestruar një armë zjarri (pistoletë) me 18 fishekë.
Ndaj tyre është iniciuar rasti për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës apo mjetit të rrezikshëm.”
Statstikat e përgjithshme: 2025-01-14
0
Aksidentet Fatale
20
Aksidentet Me te Lenduar
25
Aksidentet Pa te Lenduar
1564
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
13
Ne Mbajtje