Në kuadër të aktiviteteve edukative dhe informuese, zyrtarë policorë tw Divizionit të Policimit në Bashkësi, kanë organizuar ligjëratë me temën “Fenomenet negative tek të rinjtë”. Aktiviteti u realizua më 23 janar 2025 në Shkollën e Mesme të Lartë – UBT dhe pati pjesëmarrje aktive nga nxënësit e kësaj shkolle.
Ligjërata synoi të sensibilizojë të rinjtë për fenomenet negative që mund të ndikojnë në zhvillimin e tyre dhe si mund të parandalohen ato nëpërmjet bashkëpunimit me njëri-tjetrin dhe me komunitetin. Nxënësit shfaqën interes të madh dhe diskutuan rreth mundësive të parandalimit të këtyre fenomeneve, duke ndarë mendimet dhe idetë e tyre për mënyrat më të mira për të luftuar ato fenomene në mjedisin e tyre.