Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet i dyshuari për veprën penal ‘Fajde’ dhe ‘Kanosje’

Prizren, 21 janar 2025
Sektori i Hetimeve Rajonal në Prizren si rezultat e një punë mirë të organizuar hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë Themelor në Prizren me datën 20.01.2025, ka arrestuar të dyshuarin A. SH. (viti i lindjes 1997, mashkull kosovar).
Arrestimi i tij është bërë për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka qenë i përfshirë në kryerjen e veprës penale ,,Fajde” nga neni 331 i KPRK-së dhe “Kanosje” nga neni 181, paragrafi 21 i KPRK.
Gjatë zhvillimit të hetimeve Sektori Rajonal i Hetimeve në Prizren, ka pranuar informatën se, i dyshuari A.SH, përmes rrjetit social facebook kishte shkruar mesazhe me përmbajtje kërcënuese drejtuar viktimës , ku ka kërkuar që të tërhiqet nga deklarata në lidhje me rastin fajde, në favor të dyshuarit D.SH. Për këtë rast është njoftuar Prokurori i çështjes dhe në konsultim me të, i dyshuari A.SH është futur në stop -listë pasiqë i njëjti ndodhej në Serbi.
I dyshuari është ndaluar ne piken e kalimit kufitar ne Merdare, është shoqëruar ne SHR ne Prizren. Ku në prezencë të avokatit mbrojtës është intervistuar në bazë të procedurave ligjore dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajte për 48 orë.
Statstikat e përgjithshme: 2025-01-14
0
Aksidentet Fatale
20
Aksidentet Me te Lenduar
25
Aksidentet Pa te Lenduar
1564
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
13
Ne Mbajtje