Me datën 04.01.2025 rreth orës 10:50 policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një informatë se në rrugën “Sali Çeku” në Ferizaj është një rast i dhunës në familje.
Një patrullë e policisë menjëherë është nisur në atë drejtim dhe ka shoqëruar në polici të dyshuarin mashkull,kosovar, i moshës 32 vjeç, i cili kishte shkaktuar dhunë në familje ndaj bashkëshortës së tij.
Gjatë zhvillimit të hetimeve nga i dyshuari është sekuestruar një armë zjarri ( pistoletë) dhe pasi është intervistuar nga hetuesit e Njësisë së Dhunës në Familje, me vendim të prokurorit kujdestar është liruar për procedurë të rregullt hetimore.