Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Kolonel Gazmend Hoxha dhe stafi i lartë menaxhues vizituan zyrtarët policorë që po kujdesen për sigurinë në vend

Prishtinë, 01 janar 2025
Festa e vitit të ri pritet me kureshtje të madhe dhe kryesisht familjet janë ambientet më të ngrohta për të kaluar momentin e ndërrimit të mot moteve, por kjo nuk ndodhë edhe me zyrtarët e Policisë së Kosovës, pasi si gjithnjë edhe gjatë këtyre momenteve janë në kryerje të detyrës zyrtare, për të garantuar rendin kushtetues dhe sigurinë e qytetarëve tanë.
Për t’i përkrahur, mbështetur dhe inkurajuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive ndaj vendit dhe qytetarëve, zyrtarët policorë i vizituan dhe takuan nga afër Drejtori i Përgjithshëm i PK-së, Kolonel Gazmend Hoxha dhe stafi i lartë menaxhues.
Menaxhmenti i PK-së, vizituan disa stacione policore në drejtori të ndryshme rajonale, takuan zyrtarë policorë të cilët ishin me detyra konkrete në pika kontrolli, si dhe vizituan zyrtarë policorë me detyra në vendkalime kufitare.
Të gjithë punonjësve të Policisë së Kosovës, e në veçanti zyrtarëve policor në detyrë dhe stafit mbështetës, menaxhmenti policorë iu uruan vitin e ri 2025, me këtë rast falënderuan për vullnetin dhe kurajën që po tregojnë në çfarëdo kohe dhe rrethane për t’i shërbyer qytetarëve të vendit pa dallim.
Me këtë rast drejtori Hoxha, në emër të Policisë së Kosovës uron të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës me rastin e Vitit të Ri, si dhe siguron të gjithë se Policia e Kosovës do të rris edhe më tej bashkëpunimin e ndërsjellë, për të garantuar një ambient të qetë, të sigurt dhe pa brenga për qytetarët tanë.
Statstikat e përgjithshme: 2025-01-14
0
Aksidentet Fatale
20
Aksidentet Me te Lenduar
25
Aksidentet Pa te Lenduar
1564
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
13
Ne Mbajtje