Me datën 31.12.2024 nga disa zyrtar policor janë vërejtur disa gëzhoja plumbash pran hyrjes së një restoranti në Korishë të Prizrenit, patrulla policore dhe hetuesit kanë dal në vend ngjarje dhe janë sekuestruar gëzhojat.
Pas një pune të mirë operative hetimore, hetuesit e Stacionit Policor Prizren-veri kanë arrit që të identifikojnë dhe arrestojnë të dyshuarin i cili dyshohet se kishte shtënë më armë zjarri një natë më parë me rastin e festimit të darkës së fund vitit.
I dyshuari ka dorëzuar armën, pas intervistimit me vendim të prokurorit arma –pistoletë me një karikator dhe gjashtë fishkë është sekuestruar ndërsa i dyshuari ndalohet në ndalim policor për 48 orë.
Në këtë rast kundër të dyshuarit janë filluar hetimet për veprën penale “Mbajtje , Posedim apo kontroll i armëve”.