Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia në rajonin e Mitrovicës së Jugut po realizon fushatë vetëdijesimi për këmbësorët në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë

Mitrovicë, 27 dhjetor 2024
Ditë më parë janë lëshuar në qarkullim të automjeteve edhe disa segmente të rrugës nacionale Mitrovicë-Prishtinë zona e fshatrave Nadakovc, Pestovë e Maxhunaj. Nisur nga fakti se “siguria në trafik” është përgjegjësi e përbashkët e të gjithë pjesëmarrësve, Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë Jugu po zhvillon fushatë vetëdijesimi për respektimin e rregullave dhe ndërgjegjësim të përbashkët në trafik me fokus këmbësorët.
Për të mbrojtur jetën dhe për të shmangur aksidentet e sidomos këmbësorët po realizohet fushatë sensibilizimi duke shpërndarë fletushka me këshilla dedikuar këmbësorëve me moton ,,Këmbësorë jeta nuk ri-kthehet” dhe duke ju bërë apel për kujdes banorëve me qasje në rrugën nacionale Mitrovicë- Prishtinë, zona e Vushtrrisë segmenti rrugor nga fshati Nadakovc deri në fshatin Gracë.
Policia, përveç masave preventive përmes policimit në komunitet në vazhdimësi po mbahen takime edhe me përfaqësues të fshatrave dhe drejtor të shkollave të asaj zone, duke përçuar mesazhe se të gjithë duhet të angazhohemi për një qasje të përgjegjshme dhe të kujdesshme duke e kuptuar se secili prej nesh, qoftë shoferë apo këmbësorë, luan një rol kyç në parandalimin e aksidenteve dhe ndërgjegjësim të përbashkët.
Ndërsa, ndaj kundërvajtësve/këmbësorëve të cilët nuk respektojnë rregullat e trafikut dhe kalojnë rrugën në mënyrë të pasigurt duke rrezikuar veten dhe pjesëmarrësit tjerë në trafik, policia do të ndërmerr masa ndëshkimore sipas dispozitave të ligjit për rregullat e trafikut rrugor.
Gjithashtu me qëllim të parandalimit të aksidenteve, në këto segmente rrugore janë angazhuar edhe njësi shtesë të Trafikut Rajonal dhe Stacionit Policor Vushtrri.
Në çdo rast kur shihen këmbësorët të cilët kalojnë rrugën dhe pengesat e metalta në mënyrë të pa-rregullt, qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve mund të raportojnë në Polici në linjën 192, aplikacionin mobil “Lajmëro Policinë” ose në e-mail [email protected].
Statstikat e përgjithshme: 2025-01-14
0
Aksidentet Fatale
20
Aksidentet Me te Lenduar
25
Aksidentet Pa te Lenduar
1564
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
13
Ne Mbajtje