Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Antidroga e Policisë së Kosovës në Prishtinë në akision kundër shitblerjes së substancave narkotike në nivelin rrugor

Prishtinë 15 dhjetor 2024,
Policia e Kosovës, Njësia e antidrogës në Prishtinë gjatë punëve operative në teren dhe luftimin e nivelit rrugor të shitblerjes së paautorizuar të substancave narkotikëve ka mbledhur informata se të dyshuarit me iniciale (L.K. dhe L.L.) të njohur për policinë janë duke u marrë me shitblerje të narkotikëve dhe shitjen e bëjnë nga shtëpitë e tyre që gjenden në Matiqan të Prishtinës.
Është kërkuar lëshimi i urdhëresës nga Gjykata Themelore në Prishtinë për bastisje të shtëpive të të dyshuarve të lartcekur dhe me datën 14.12.2024 rreth 15:00 nën asistencën e NJRSH-së është realizuar operacioni kontrollit ku në shtëpinë e të dyshuarit L.L. janë gjetur dy armë (revole):
a. Revole Parabellum dhe një karikator me 7 fishek të kalibrit 9mm,
b. Revole Super Sport dhe 12 fishek të kalibrit 9mm, ndërsa i dyshuari L. K. me ti vërejtur policinë ka tentuar të ik nga dritarja me një sasi të narkotikëve në dorë, mirëpo të njëjtin policia e kanë ndaluar dhe arrestuar. Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij në pjesë të ndryshme janë gjetur 5 qese të mbushura me substancë të dyshuar narkotike e llojit Marihuanë me peshë të përgjithshme 1503.3 gram, (1 kilogram e 503.3 gram ) dy peshore digjitale që shërbejnë për matje të narkotikëve në sasi të vogla, 50 copë fishek me gas të kalibrit 9mm dhe 1695 euro në bankënota të ndryshme të cilat dyshohet se janë përfituar nga shitja e narkotikëve.
Në lidhje me rastin është kontaktuar Prokurori Kujdestar nga Departamenti i krimeve të Rënda në Prishtinë dhe në konsultim me të, i dyshuari L. K. pas intervistimit është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48-orë për rastin “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge, ndërsa për të dyshuarin L. L., i cili ndodhet në arrati, Prokurorja ka udhëzuar që rasti të ndahet dhe të procedohet në Departamentin e përgjithshëm.
Në vend të ngjarjes ka dalë Njësia e Forenzikes Rajonale – Prishtinë e cila ka bërë fotografimin dhe konfiskimin e dëshmive të gjetura si prova materiale.
Rasti është duke u hetuar nga autoritetet kompetente në bashkëpunim me organet e drejtësisë.
Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje