Me datën 13.12.2024 rreth orës 18:50 policia e stacionit në Shtërpcë ka pranuar një informatë se në rrugën magjistrale Kaçanik- Shtërpcë, saktësisht në fshatin Brod të Shtërpcës, një person derisa po qarkullonte me veturën e tij me targa vendore, është përcjellur nga një veturë tjetër, shoferi i së cilës ka ndaluar në rrugë dhe e ka kanosur me armë zjarri dhe është larguar në drejtim të Shtërpcës.
Disa minuta më vonë policët e stacionit kanë arritur që në qendër të Shtërpcës të ndalojnë veturën e dyshuar dhe gjatë kontrollimit të dokumentacionit të shoferit dhe veturës kanë gjetur një armë të zjarrit ( pistoletë ) me 28 fishekë.
I dyshuari E.B ( M/K) i moshës 35 vjeçar është shoqëruar në stacionin e policisë në Shtërpcë dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit të shtetit është ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura tjera hetimore, ndërsa si provë materiale është sekuestruar arma e zjarrit.