Policia e Kosovës konfiskon shumë të madhe parashë të dyshuara si të falsifikuara
Prishtinë, më 09 dhjetor 2024
Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në koordinim edhe me Prokurorinë Speciale të Kosovës me datë 09.12.2024 ka realizuar planin taktik, pasi janë pranuar informacione se në rajonin e Gjilanit disa persona të dyshuar janë duke tentuar të vënë në qarkullim shuma të mëdha të parave të falsifikuara.
Lidhur me rastin gjatë veprimeve hetimore në mënyrë të kontrolluar është ndaluar automjeti me targa vendore të cilin ishte duke e drejtuar i dyshuari mashkull kosovar, ku gjatë kontrollit të realizuar në veturë janë gjetur dhe konfiskuar 105,000.00 €uro për të cilat ekziston dyshimi se janë para të falsifikuara.
Në lidhje me rastin është kryer kontrolli i shtëpisë së të dyshuarit ku është gjetur makina për numërimin e parave. Në këtë rast në total janë sekuestruar provat si në vijim:
– 100,000.00 €uro kartëmonedha nga 200 €uro.
– 5000.00 €uro kartëmonedha nga 100 €uro.
– 1 makinë për numërimin e parave.
– 3 telefona celular.
Lidhur me rastin me vendimin e prokurorit i dyshuari i lartcekur dërgohet në mbajtje për 48 orë, nën dyshimin për kryerje të veprave ‘’Falsifikimi i parasë’’ dhe ‘’Pastrim i parasë’’.
Kosovo Police confiscates large amount of money suspected to be counterfeited
Prishtinë, 9th of December 2024
Kosovo Police, respectively the Directorate for the Investigation of Economic Crimes and Corruption in coordination with the Special Prosecution on 09.12.2024, has implemented the tactical plan, after receiving information that in the region of Gjilan, several suspects are attempting to put in circulation a large amounts of counterfeit money.
Regarding the case, during the investigative actions, a vehicle with local license plates was stopped in a controlled manner, which was being driven by the Kosovar male suspect, where during the search carried out in the vehicle, 105,000.00 €uros were found and confiscated, that are suspected to be counterfeit money.
Regarding the case, a search was conducted at the suspect’s house, where a money counting machine was found. In this case, the following evidence was seized in total:
• 100,000.00 €uros in 200 €uro banknotes.
• 5000.00 €uro banknotes of 100 €uro.
• 1 money counting machine.
• 3 mobile phones.
Regarding the case, by the decision of the prosecutor, the above-mentioned suspect is sent to detention for 48 hours, under suspicion of committing the crimes of “Counterfeiting of Money” and “Money Laundering”.