Në kuadër të fushatës ndërkombëtare “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore”, Policia e Kosovës është angazhuar në një sërë aktivitetesh për rritjen e ndërgjegjësimit dhe parandalimin e dhunës në familje, dhunës ndaj grave dhe dhunës me baza gjinore.
Motoja e këtij viti: “Ju jeni forca që thyen heshtjen!”, përçon mesazhin e rëndësisë së bashkëpunimit të qytetarëve me institucionet, për të luftuar dhunën në familje, dhunën ndaj grave dhe dhunën në baza gjinore, në familje, në vendin e punës dhe në komunitet.
Policia e Kosovës, si garantues i sigurisë dhe mbështetjes ligjore për viktimat, ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm për forcimin e masave parandaluese dhe trajtimin profesional të rasteve të dhunës, duke specializuar njësitet e veçanta, për të ofruar mbrojtje dhe siguri për viktimat.
Thirrje për veprim:
Policia e Kosovës fton të gjithë qytetarët të raportojnë çdo formë dhune pa hezitim. Denoncimet mund të bëhen:
· në numrin pa pagesë 192, 0800999991,
· aplikacioni digjital: lajmëro Policinë,
· duke vizituar stacionet më të afërta të Policisë.
Për më shumë informacion mbi aktivitetet dhe masat e ndërmarra gjatë kësaj periudhe, vizitoni faqen zyrtare të Policisë së Kosovës.
Së bashku mund të bëjmë ndryshimin dhe të promovojmë një shoqëri pa dhunë.
Policia e Kosovës, për një të ardhme më të sigurt për të gjithë!