Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Mbahet Konferenca dy ditore me temën “Sfidat aktuale në Njësitet e Kontrollit të Brendshëm në ruajtjen dhe ngritjen e besimit të komunitetit në Polici”

Mbahet Konferenca dy ditore me temën “Sfidat aktuale në Njësitet e Kontrollit të Brendshëm në ruajtjen dhe ngritjen e besimit të komunitetit në Polici”.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Kolonel Gazmend HOXHA mirëpret në Prishtinë musafirë dhe ekspertë të fushës nga rajoni dhe bota
Prishtinë, 21 nëntor 2024
Më 20 dhe 21 nëntor 2024 në Prishtinë, Republika e Kosovës është mbajtur Konferenca rajonale për Hetime të Brendshme, organizuar me mbështetjen e OSBE-së në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.
Tema qendrore e saj ka qenë
Qëllimi i konferencës ka qenë të trajtojë sfidat me të cilat përballen njësitë e kontrollit të brendshëm, duke u fokusuar në përmirësimin e transparencës dhe përgjegjshmërisë brenda institucioneve policore. Gjithashtu, aty synohej forcimi i besimit mes Policisë dhe komunitetit, një komponent thelbësor për funksionimin efektiv dhe efikas të forcave të rendit.
Në konferencë marrin pjesë përfaqësues të institucioneve të ndryshme të zbatimit të ligjit nga rajoni dhe bota, si dhe ekspertë në fushën e hetimeve të brendshme.
Kjo ngjarje shërben si një platformë e rëndësishme për shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira në fushën e kontrollit të brendshëm dhe ndërtimit të marrëdhënieve të besueshme me qytetarët.
Me këtë rast Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Kolonel Gazmend Hoxha përmes një adresimi shprehu mikpritjen e tij për të gjithë pjesmarrësit në këtë konferencë mjaft të rëndësishme, vlerësoi lartë kontributine tyre në këtë ngjarje dhe falenderoi OSBE-në për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Policisë së Kosovës.
Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje