Prishtinë, më 21 nëntor 2024
Zyrtarë policorë nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, përkatësisht nga Njësiti FAST, në vazhdën e realizimit të detyrave e aktiviteteve policore për arrestimin e të dyshuarve me urdhër-arrest ndërkombëtar, ka realizuar arrestimin e radhës së një personi të kërkuar.
Sot me datë 21.11.2024 rreth orës 11:30, si rezultat i angazhimeve dhe hetimeve paraprake është arritur të lokalizohet dhe arrestohet një i dyshuar shtetas turk me inicialet S.Y., i lindur 1986.
I njëjti ishte i kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar, të lëshuar nga Turqia me qëllim të vuajtjes së dënimit prej shtatë viteve burgim efektiv, për kryerjen e veprës penale, “Keqpërdorim i kartelave bankare”
Me urdhër të prokurorit kujdestar, i arrestuari dërgohet në ndalim policor për 48 ore për të vazhduar me procedurat tjera të parapara për raste të tilla.