Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Operacioni i suksesshëm çoi në arrestimin e të dyshuarve për mashtrim me prona në vlerë të lartë

Prishtinë, 1 nëntor 2024 – Sot, Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës ka kapur me sukses tre të dyshuar të përfshirë në një skemë të sofistikuar të mashtrimit me prona, duke shënuar një hap të rëndësishëm në luftimin e skemave të mashtrimit të organizuara brenda juridiksionit tonë.
Që nga data 18 tetor 2024, specialist nga njësia rajonale e hetimeve të përgjithshme, përpunuan informacionet që sugjeronin se disa persona, përmes përdorimit të dokumenteve të falsifikuara të identifikimit, po tentonin të realizonin me mashtrim shitjen e një parcele me vlerë të lartë, në zonën kadastrale të Matit në Prishtinë.
Pas ndërmarrjes së veprimeve gjithëpërfshirëse hetimore, hetuesit policor identifikuan të dyshuarit, kohën dhe vendndodhjen e tyre të synuar për kryerjen e mashtrimit, në një zyrë noteriale në Gjilan.
Kësisoj, rreth orës 11:30, policia arrestoi tre të dyshuar, (dy meshkuj dhe një femër) dhe në përputhje me aktvendimin e nxjerrë nga prokurori i shtetit, caktoi masën e ndalimit prej 48 orësh.
Hetimet e mëtejshme kanë çuar në identifikimin edhe të një të dyshuari tjetër i cili aktualisht është në kërkim nga ana e policisë.
Ky rast thekson përkushtimin e vazhdueshëm të Drejtorisë Rajonale të Policisë së Prishtinës për mbrojtjen e komunitetit nga skemat mashtruese, luftimin e veprimtarive kriminale si dhe sjelljen e të dyshuarve para drejtësisë.
Statstikat e përgjithshme: 2024-10-07
1
Aksidentet Fatale
12
Aksidentet Me te Lenduar
19
Aksidentet Pa te Lenduar
1739
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
16
Arrestime
10
Ne Mbajtje