Drejtoria rajonale e Policisë në Prizren, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor dhe stacionet policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, gjatë periudhës kohore 21.10..2024-27.10.2024 në vazhdën e implementim i planit operativ ,,Siguria në trafikun rrugor’ ’kanë realizuar aktivitete në zonën e përgjegjësisë që mbulon katër (4) komuna në rajonin e Prizrenit.
Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar dymijë e katër dhjet e nëntë (2049) gjoba për kundërvajtësit të cilët kanë rënë ndesh me ligjin për rregullat e trafikut rrugor.
Po ashtu në kuadër të këtij plani janë ndërmarr aktivitete edhe në:
• Hetimi i njëmbëdhjetë (11) aksidenteve të komunikacionit me të lënduar,
• Hetim i njëzetë e dy (22) aksidenteve të komunikacionit me dëme materiale
• Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve për trembëdhjetë (13) ngasës,
Njësitet policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren vazhdojnë të mbajnë pika të shumta të kontrollit të automjeteve me qëllim të prezencës sa më të madhe në terren dhe parandalimit të aksidenteve të komunikacionit rrugor, me theks të veçantë të aksidenteve me fatalitet.
Realizimi i urdhëresave të gjykatave ne rajonin e Prizrenit
Drejtoria Rajonale e policisë ne Prizren, në bazë të planit operativ realizimi i urdhëresave të Gjykatave Themelore, gjatë periudhës kohore 21-25/10/2024 ka realizuar 50 urdhëresa të gjykatave kompetente për vepra të ndryshme penale.
Drejtoria Rajonale e Policisë ne Prizren do të vazhdojë edhe në ditët në vijim me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës.
Me ketë rast policia rajonale e Prizrenit i falënderon qytetaret për bashkëpunim me policinë, nëse kanë informacione për personat që janë të kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë policinë, dhe stacionet më të afërt të policisë, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ ose për mes numrit të telefonitë 192 dhe 029 244 355