Policia e stacionit në Kaçanik me datën 25.10.2024 rreth orës 09:00 ka pranuar një informacion se në fshatin Biçec të Kaçanikut dy persona posedojnë armë të zjarrit.
Policët e rendit dhe hetuesit policorë menjëherë janë nisur në atë drejtim dhe kanë identifikuar personat: K.B ( M/K) i moshës 23 vjeçar dhe M.S (M/K) i moshës 25 dhe tek i dyshuari K.B janë gjetur 2 armë të zjarrit, të cilat si prova materiale janë sekuestruar.
Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin e policisë në Kaçanik dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj , të dyshuarit janë liruar për procedurë të rregullt hetimore.
Ndërsa janë inicuar dy raste ‘Mbajtje ne pronësi, kontroll ose posedim te paautorizuar te armeve “ dhe ,, Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’.