Me datën 10.10.2024 rreth orës 18:30 policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një informatë se në rrugën ‘’Ilir Konushveci’’ në Ferizajt disa persona ishin përfshirë në një përleshje fizike.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipe të policisë së rendit dhe hetuesit policorë, të cilët kanë identifikuar dhe shoqëruar në stacionin e policisë dy persona, ndërsa një person është larguar në drejtim të panjohur . Nga hetimet e para është mësuar se pas një zënke mes tyre, lëndime trupore ka pësuar një person, të cilin për ndihmë mjekësore e kanë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj, e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor është dërguar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.
Të dyshuarit janë intervistuar nga hetuesit policorë dhe me vendim të prokurorit të shtetit i dyshuari Z.V ( M/K), i moshës 55 vjeçar është ndaluar në mbajtje për 48 orë, ndërsa i dyshuari L.V është liruar për procedurë të rregullt hetimore, kurse N.R mbetet në kërkim policor.
Rasti është cilësuar ‘’ Lëndim i rëndë trupr’’