Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Policia e Kosovës arreston dy persona për veprën ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge

Prishtinë, më 7 tetor 2024
Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik – Gjakovë, me datë 07.10.2024 pas pranimit të informatës se i dyshuari mashkull kosovar dyshohet se i ka shitur narkotik një personi mashkull kosovar, lidhur me rastin me urdhër të prokurorisë kompetente është zhvilluar një bastisje ku gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar janë gjetur dhe konfiskuar dëshmitë si në vijim:
• Një (1) qese najloni e mbushur me bari ngjyrë të gjelbër të dyshuar për narkotik të llojit mariuhanë me peshë 0.9 gram,
• Njëzet e shtatë (27) qese najloni të mbushura me bari ngjyrë te gjelbër të dyshuar për narkotik të llojit mariuhanë me peshë 34 gram,
• Shtatëdhjetë (70) qese najloni të mbushura me bari ngjyrë te gjelbër të dyshuar për narkotik të llojit mariuhanë me peshë 100 gram,
• Një (1) qese najloni të mbushur me bari ngjyrë te gjelbër të dyshuar për narkotik të llojit mariuhan me peshë prej 534 gram ,
• Para në vlerë prej 510 euro,
• Një (1) telefon,
• Peshore digjitale.
Për veprimet e mëtejme lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit me ç’rast provat materiale janë konfiskuar si dhe është proceduar rasti për veprën penale ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’ ndërsa ndaj dy personave të dyshuar është caktuar vendimi për ndalim në afat prej 48 orësh.
Statstikat e përgjithshme: 2024-10-07
1
Aksidentet Fatale
12
Aksidentet Me te Lenduar
19
Aksidentet Pa te Lenduar
1739
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
16
Arrestime
10
Ne Mbajtje