Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

PËRSONAT NË KËRKIM

Policia e Kosovës, me autorizim nga organet e drejtësisë, shpall në kërkim personat e dyshuar:
•Engjellush Ibrahimi, i lindur më 04.08.1985, në fshatin Pojan, me numër personal I508040160, shqiptar, shtetas i Shqipërisë.
•Erion Etemaj, i lindur më 20.01.1990, në fshatin Shushicë, me numër personal J00120006W, shqiptar, shtetas i Shqipërisë.
•Eldi Mykaj, i lindur më 06.12.1997, në fshatin Ballsh, me numër personal J71206095T, shqiptar, shtetas i Shqipërisë.
Këta persona kërkohen nën dyshimin për përfshirje në veprat penale ‘Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit’ dhe ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’.
Luten të gjithë qytetarët që posedojnë informata lidhur me vendndodhjen e këtyre personave të njoftojnë stacionin policor më të afërt ose përmes numrave kontaktues:
Nga telefonia fikse dhe mobile: 192 ose 038 550 999 ose përmes aplikacionit Lajmëro Policinë dhe përmes e-mailit:
Statstikat e përgjithshme: 2024-09-23
0
Aksidentet Fatale
12
Aksidentet Me te Lenduar
33
Aksidentet Pa te Lenduar
2292
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
11
Ne Mbajtje