Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet një person për sulm dhe armëmbajtje pa leje në Ferizaj

Me datën 23.09.2024, rreth orës 22:30, policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një informatë se në qendrën ‘’ The Village – Shopping & Fun’’ në Ferizaj është një rast i sulmit, ku një person ka sulmuar një femër. Patrulla e policisë menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, ka identifikuar të dyshuarin J. A (M/K), i moshës 27 vjeçar, tek i cili kanë gjetur një sprej dhe një elektroshok dore pa leje.
I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit të shtetit rasti është iniciuar për procedurë të rregullt , ndërsa pas verifikimit të të dyshuarit, ka rezultuar se ishte në kërkim policor me urdhëresë aktive nga gjykata, me dënim burgimi prej 10 ditëve.
I dyshuari J.A është dërguar në vuajtje të dënimit, ndërsa si provë materiale janë sekuestruar një sprej dhe elektroshoku i dorës.
Statstikat e përgjithshme: 2024-09-23
0
Aksidentet Fatale
12
Aksidentet Me te Lenduar
33
Aksidentet Pa te Lenduar
2292
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
20
Arrestime
11
Ne Mbajtje