Prishtinë, më 16 shtator 2024
Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, së bashku edhe me Njësinë e Hetimeve Rajonale në Gjakovë, në koordinim edhe me PTH- Gjakovë, ka realizuar një operacion policor nën dyshimet se një person i dyshuar mashkull kosovar ka konsumuar veprën penale të ‘detyrimit’.
Me datë 16.09.2024 njësitë e lartcekura policore kanë zbatuar një urdhër-kontrolli në vendbanimin e një personi të dyshuar për veprën penale të detyrimit, me ç’rast gjatë zbatimit të këtij urdhër kontrolli janë sekuestruar 2 armë dhe dëshmi tjera të rëndësishme përmes të cilave provohet ekzistimi i dyshimit për kryerjen e veprës penale të detyrimit.
Personi i dyshuar dyshohet se përmes formave të ndryshme të kanosjes, në vazhdimësi ka tentuar që ta detyroj viktimën që të veproj kundër pasurisë së tij dhe përveç kësaj i njëjti po ashtu ka kryer veprime të bllokimit me forcë të biznesit dhe pronës së viktimës.
Lidhur me rastin i dyshuari pas intervistimit me aktvendim të prokurorit kompetent është ndaluar për 48 orë.
Në vijim gjeni linkun nga operacioni i realizuar:
https://www.youtube.com/watch?fbclid=IwY2xjawFWB7dleHRuA2FlbQIxMQABHVKxVs9DbePPaj8F6mBz4OXg5QMEdNyeDjc2cb17aNt-2kypPeUSyDzg5g_aem_JRjQVi6L2Q9UbM9SVm-7Hg&v=OmT7Tyto1WI&feature=youtu.be