Njësia task forcë në përbërje nga Policia dhe Dogana e Kosovës në vazhdën e zbatimit të masave për parandalim dhe luftim të kundërligjshmërisë dhe kontrabandës, po ashtu dhe si rezultat i intensifikimit të kontrolleve taktike dhe operacionale, me datë 29.08.2024 rreth orës 19:00 në brezin kufitar mes fsh.Renatocë-SRB dhe fsh.Inatocë -RKS ka ndaluar një automjet (kombi/furgon) i cili është vënë re duke hyrë ilegalisht nga Serbia në Republikën e Kosovës.
Pas ndalimit gjatë kontrollit të automjetiti i cili po drejtohej nga i dyshuari mashkull janë gjetur të ngarkuara 102 kovë me nga 10 kg. gjizë me peshë prej gjithësej 1020 kg, pa dokumente përcjellëse mbi prejardhjen e mallit.
Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet procedurale në bashkëpunim edhe me prokurorinë e shtetit, ndërsa automjeti dhe mallrat e kontrabanduara janë sekuesteuar dhe dërguar në terminalin doganor përkatës.