Sot nga Hetuesit e Drejtorisë së Kryeqytetit, është identifikuar dhe arrestuar një person i dyshuar, për vjedhje të rëndë të raportuar me 22.08.2024 në stacionin Qendra në Prishtinë.
– A.B. mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, pas verifikimit, në të dhënat e policisë ka rezultuat se ishte i kërkuar për së paku tri raste të tjera të vjedhjeve të rënda dhe dy vjedhje.
Personi i dyshuar me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje dhe ndaj tij është iniciuar procedurë për rastet në të cilat dyshohet të jetë i përfshirë.