Me date 26.08.2024 drejtori i policisë i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren Kolonel Faton Alija priti në takim punë komandantin e ri të KFOR-it për Rajonin e Perëndimit Kolonel Rocco Mundo bashkë me stafin e tij.
Në takim u bisedua për sigurinë në Rajonin e Prizrenit si dhe bashkëpunimin dhe sfidat e përditshme të punës policore.
U bisedua edhe për bashkëpunimin e mirë që Policia e Kosovës ka me KFOR-in dhe nga të dy palët u premtua se ky bashkëpunim do të intensifikohet dhe të rritet në të ardhmen, e gjithë kjo më qëllim të krijimit të një ambienti më miqësorë dhe më të sigurt për qytetarët e e vendit.