Stacioni Policor Prizren me 08.08.2024, rreth orës 22:20,ka pranuar një informatë se ne rrugën “Fadil Morina” ne Prizren, në një gazmend familjar ka gjuajtje me armë zjarri. Njësitet policore menjëherë ju kanë përgjigjur rastit, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e ka lokalizuar të dyshuarin S.B (viti i lindjes 1985), mashkull, kosovar shqiptar, të njëjtit i është gjetur dhe sekuestruar ne cilësinë provave materiale një armë me një karikatorë, katër fishek dhe tri gëzhoja:
I dyshuari shoqërohet ne stacionin policor dhe pas përfundimit te procedurave ligjore me urdhër të prokurorit ndalohet për 48 orë. Ndaj tij iniciohet rast “, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Ndërsa Stacioni Policor Suharekë me 08.08.2024, rreth orës 19:20,kane pranuar një informatë se ne fshatin Krushic të Suharekë, në një gazmend familjar ka gjuajtje me armë zjarri. Reagimi policor ishte menjëhershmet, njësitet kanë dalë në vendin e ngjarjes, kane lokalizuar të dyshuarin J.K (viti i lindjes 1994), mashkull, kosovar shqiptar, të njëjtit i është gjetur dhe sekuestruar ne cilësinë provave materiale një armë me një karikatorë dhe 100 fishek.
I dyshuari shoqërohet ne stacionin policor dhe pas përfundimit te procedurave ligjore me urdhër të prokurorit ndalohet për 48 orë. Ndaj tij iniciohet rast “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Me këtë rast Drejtoria Rajonale e Policisë Prizren u bënë apel të gjithë qytetarëve për mos përdorim të armëve gjatë gëzimeve dhe ahengjeve familjare pasi në të kaluarën ka pasur raste kur përdorimi i armëve në këto raste ka sjellë pasoja tragjike. Andaj ‘’Festoni me zemër jo me armë’’!