Përkundër angazhimeve specifike Njësia e Reagimit të Shpejtë (NJRSH) në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicën e Jugut, në fokus të parandalimit dhe ofrimit te sigurisë në vazhdimësi është duke i mbështetur njësitet dhe sektorët e ndryshëm që po rezulton me efikasitet si në fushën e parandalimit ashtu edhe në atë të reagimit.
Njësitet policore gjatë kontrolleve rutinë në Mitrovicë dhe Vushtrri tek personat e kontrolluar kanë gjetur në posedim dhe kanë sekuestruar gjësende të kundërligjshme: thika, shufra si dhe substanca narkotike.
Ndaj personave të dyshuar si dhe gjësendeve të sekuestruara do të procedohet sipas proceduarve të parapara ligjore dhe kontrolle të tilla do vazhdojnë edhe ditëve ne vijim.