Nga njësite të stacionit Policor të Fushë Kosovës, është arrestuar një person i cili kërkohej me urdhëresë të gjykatës.
E. N, mashkull, 27 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, kërkohej me urdhëresë nga gjykata, pasi që i njëjti është dënuar me burgim ( 2 vite) për veprën Lëndim i rëndë trupor.
Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, personi i dyshuar është dërguar për vuajtje të dënimit.