Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Takim i përbashkët i institucioneve për parandalimin dhe menaxhimin e rasteve të zjarreve gjatë sezonit veror

Prishtinë, 31.07.2024,
Referuar sezonit veror në të cilin ndodhemi dhe temperaturave të larta që e karakterizojnë këtë sezonë, vlerësohet se rritja e rrezikut për shfaqjen e zjarreve dhe përhapjen e shpejtë të tyre është potencial, andaj raportimi dhe reagimi ndaj rreziqeve të tilla na obligon të gjithëve.
Me qëllim të marrjes së masave për parandalim, si dhe koordinim të veprimeve në rast të rreziqeve nga zjarri, mbrojtjen e jetës së qytetarëve, mbrojtjen e pronës dhe ambientit në tërësi, sot më 31.07.2024, në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës në Prishtinë, përfaqësues të Policisë së Kosovës, Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave, Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, si dhe Ministrisë së Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural kanë mbajtur një takim me Drejtorin e Departamentit për Siguri Publike, Nënkolonel Arbnesh Ajvazi, ku u diskutua për modalitetet e veprimit në rast të raportimit apo identifikimit të rasteve të zjarreve apo zjarr vënieve në vendin tonë.
Zjarr-vëniet e qëllimta dhe ato të shkaktuara nga pakujdesia janë vepra penale dhe sanksionohen me ligj. Gjithashtu nga përfaqësues të ministrisë kompetente (MBPZHR) u diskutua edhe mundësia ligjore e sanksionimit me mos përfshirje në programe të subvencionimit për të gjithë ata pronar të tokave që djegin sipërfaqet e tokave të tyre.
Autoritete apelojnë tek të gjithë qytetarët dhe në veçanti për ata që kanë në përdorim sipërfaqe tokësore-hamullore, etj, që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarr-vënie, pasi do të përballen me pasojat ligjore. Po ashtu, apelohet fuqishëm që për çdo rast të identifikuar të zjarreve të njoftohen numrat emergjent pa pagesë: AME (112), Policia (192) dhe Zjarrfikësit (193), për reagim sa më efikas.
Gjithashtu, kërkohet bashkëpunim me Policinë e Kosovës, AME-në dhe autoritetet tjera në identifikimin e personave që potencialisht mund te jenë shkaktar të rasteve të tilla të zjarreve që mund të rrezikojnë sigurinë e përgjithshme dhe dëmtojnë ambientin.
Policia e Kosovës është e përkushtuar që në bashkëpunim me autoritetet kompetente çdo rast ta hetojë dhe të iniciojë procedurë ligjore, si dhe sjelljen para organeve të drejtësisë të gjithë ata persona të dyshuar që janë të përfshirë në vepra të tilla të zjarr-vënieve apo në një mënyrë tjetër rrezikojnë sigurinë e përgjithshme.
Statstikat e përgjithshme: 2024-11-22
0
Aksidentet Fatale
10
Aksidentet Me te Lenduar
32
Aksidentet Pa te Lenduar
1880
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
17
Arrestime
7
Ne Mbajtje