Drejtoria rajonale e Policisë në Prizren, Stacioni Policor Suharekë me datën 31.07.2024, rreth orës 23:10 përmes rrugëve operative kanë marre informatën se ne fshatin Peqan të Suharekë, në një gazmend familjar ka të shtëna me armë zjarri. Patrulla policore me urgjencë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka lokalizuar të dyshuarin H G (viti i lindjes 1961), mashkull, kosovar shqiptar, tek i cili janë gjetur dhe sekuestruar ne cilësinë provave materiale dy armë:
• Armë Automatike AK-47 dhe
• Një pistoletë
I dyshuari shoqërohet ne stacionin policor dhe pas përfundimit te procedurave ligjore me urdhër të prokurorit ndalohet për 48 orë. Rasti iniciohet “-Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “-Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Me këtë rast Drejtoria Rajonale e Policisë Prizren u bënë apel të gjithë qytetarëve për mos përdorim të armëve gjatë gëzimeve dhe ahengjeve familjare pasi në të kaluarën ka pasur raste kur përdorimi i armëve në këto raste ka sjellë pasoja tragjike. Andaj ‘’Festoni me zemër jo me armë’’!