Me date 28.07.2024, rreth orës 20:55 është raportuar për një aksident trafiku në rrugën Shirok të Suharekës.
Në ketë aksident janë të përfshirë një automjet dhe një këmbësor. Si pasoj e aksidentit këmbësorja ( F.G. viti lindjes 1966 femer,kosovare) ka pësuar lëndime rënda të cilave nuk ka mundur t’ju mbijetoj.
Nga mjekët e emergjencës është konstatuar vdekja e saj. Policia dhe prokurori kujdestar kanë dal vendngjarje dhe janë duke u marr me rastin. Me urdhër te prokurorit te shtetit trupi i dërgohet ne IML ne Prishtinë.
E dyshuara pas intervistimit me urdhër të Prokurorit të Shtetit është ndalur në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij do të ngritët kallëzim penal për veprën penale ‘’Aksident trafiku me fatalitet’’.