Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Festoni me zemër e jo me armë, mos e shndërroni gëzimin në hidhërim

Prishtinë, më 22 korrik 2024
Policia e Kosovës (PK), përmes planifikimeve operacionale, aktiviteteve policore dhe fushatave sensibilizuese, vazhdon angazhimet e saja në ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike si dhe në parandalimin e përdorimit të armëve të zjarrit në organizime festive në mbarë vendin.
Përveç shtimit të prezencës policore në ambiente të hapura, në sheshe, në afërsi të lokaleve të ndryshme ku mbahen organizime festive, Policia e Kosovës po ndërmerr veprime konkrete edhe në konfiskimin e armëve dhe mjeteve tjera të kundërligjshme, që në disa raste fatkeqësisht ende po përdoren në ahengje të ndryshme.
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit PK-ja ka reaguar në dy raste të ndryshme ku ka pasur të shtëna festive dhe ka sekuestruar 20 gëzhoja, përderisa gjatë muajit korrik të këtij viti ka reaguar në 13 raste, të gjitha në ahengje, si dhe ka sekuestruar 11 armë dhe municione të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.
Posedimi dhe përdorimi i armëve në përgjithësi e në veçanti në festa dhe ahengje, është i ndaluar dhe sanksionohet me ligj, andaj festoni me zemër e jo me armë, mos e shndërroni gëzimin në hidhërim dhe tragjedi.
Policia apelon tek qytetarët që të bëjnë kujdes për sigurinë e tyre dhe të tjerëve, me theks të veçantë në ceremoni festive ku ka prezencë të madhe të njerëzve, vazhdoni të bashkëpunoni me Policinë e Kosovës në interes të sigurisë për të gjithë.
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje