Drejtoria Rajonale e Policisë, Sektori Rajonal pёr Hetime DRP Pejё, mё datё 05.07.2024, ka pranuar informacion se viktima ёshtё duke u mashtruar nga persona tё dyshuar qё nga vitit 2022.
Viktima ka deklaruar se personave tё dyshuar iu ka dёrguar tё holla nё vlerё prej dyqind e tetëdhjetë mijё (280000) euro, mjete tё cilat viktima ja ka dёrguar qё nga vitit 2022, pёr blerjen e njё lokali.
Pas njё pune intensive tё hetuesve Rajonal me datё 09.07.2024, janё arrestuar dy (2) persona tё dyshuar, nё vazhdën e hetimit tё rastit me datё 11.07.2024 janё arrestuar edhe dy (2) tё dyshuar tjerё:
• F.D. e lindur me 1999
• B.M. i lindur me 1992
• M.N. i lindur me 1982
• L.D. e lindur me 1994
Tё gjithё tё dyshuarit pas intervistimit nga hetuesit, me vendim tё prokurorit tё shtetit janё dёrguar nё mbajtje pёr 48- orё.