Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Vijojnë aktivitetet e zyrtarëve policor të rajonit të Prishtinës për fuqizimin e sigurisë

-Nga zyrtarët policor të rajonit Prishtinës , gjatë javës që lamë pas në lokacione të ndryshme e aksione të ndara, janë realizuar;
• 237 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 44 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime etj.
Në përputhje me urdhëresat, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa.
Ndërkohë që aktivitetet policore janë shtrirë edhe në segmente të tjera të sigurisë.
• Në harkun e njëjtë kohor janë sekuestruar 7 armë zjarri, të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, si dhe dhjetëra municione të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.
Ndërkaq aktivitetet policore në sferën e sigurisë në trafikun rrugor kanë qenë më të theksuara.
• Në po të njëjtën periudhë kohore, nga aktivitete të tilla ka rezultuar shqiptimi 4733 masave administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor.
Statstikat e përgjithshme: 2024-08-13
0
Aksidentet Fatale
30
Aksidentet Me te Lenduar
64
Aksidentet Pa te Lenduar
2117
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
31
Arrestime
23
Ne Mbajtje