Policia e kosovës
Policija Kosova / Kosovo Police

Arrestohet i dyshuari për veprën penale “Lëndim i Rende trupor” neni 186, parag.5 “Mosdhënia e ndihmës “ Neni 188 parag.4 si dhe “ Moslajmërimi i veprave penale apo kryesve te tyre “ neni 378, par.1, pika 1.3

Prizren 08.07.2024
Njësiti i hetimeve rajonale të policisë ne Prizren me datën 08.07.2024,përmes rrugëve operative ka arritur që të lokalizoj dhe arrestoj të dyshuarin: H.B (viti i lindjes 1995), mashkull kosovar shqiptar).
Arrestimi i tije është bërë me dyshimin se i njëjtit ka qenë i përfshirë në një rast Lëndim i rëndë trupor nga neni 186,pargrafi 5,Moasdhenja e ndihmës neni 188 paragrafi 4 si dhe Moslajmërimi i veprave penale apo kryeseve të tyre neni 378,par.1.pika 1.3,i cili ka ndodhur me datën 06.07.2024, në lagjen Bazhderana ne Prizren..I dyshuari është shoqëruar ne SRH-Prizren, ku ne prani te avokatit mbrojtës është intervistuar.
I dyshuari, ka qene ne dijeni për veprën penale si dhe kryerësin e veprës penale, i njëjti nuk e ka lajmëruar veprën penale si dhe kryesin e saj, po ashtu nuk i ka ofruar ndihme viktimës. Ne lidhje me rastin ne cilësinë e provave materiale është sekuestruar një automjet me targa vendore, pronë e te dyshuarit H.B.
Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka udhëzuar qe i dyshuari të ndalohet për 48 orë. Rasti po hetohet nga njësiti i hetime te sektorit rajonal ne Prizren.
Statstikat e përgjithshme: 2024-06-03
0
Aksidentet Fatale
21
Aksidentet Me te Lenduar
31
Aksidentet Pa te Lenduar
1521
Tiketa Trafiku Te Shqiptuara
11
Arrestime
03
Ne Mbajtje