Përpos punës dhe angazhimeve të vazhdueshme në ruajtjen e rendit publik dhe parandalimin e veprave penale, Stacioni Policor në Prizren, është duke realizuar edhe ekzekutimin e urdhëresave të lëshuara nga gjykata.
Me 02.07.2024, në Prizren është arrestuar i dënuari B..Q., 23 vjeçar, m/sh/k, ndaj të cilit Gjykata Themelore në Prizren kishte lëshuar Urdhëresat, i njëjti shoqërohet ne stacionin policor ne Prizren.
Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresave të gjykatës, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në kohë zgjatje prej 2 vite e 10 muaj burgim.