Sot me datën 02.07.2024 në orët e mengjesit, nga policia është identifikuar një qytetar për hudhjen e mbeturinave në lum, gjejgjesisht në kanalin e Trepqes që derdhet në lumin Lushta, Mitrovicë.
Ndaj kundërvajtësit është shqiptuar gjoba në shumë prej pesëqind (500) euro, të paraparë me ligjin për mbeturinat që shkaktojn ndotjen e mjedisit dhe dëmtojnë shëndetin e njeriut.